100 vjetori i pavarësisë, zemërimi
i 106-vjeçares çame nga Vlora

100 vjetori i pavarësisë, zemërimi<br />i 106-vjeçares çame nga Vlora
Në ditën e 100-vjetorit më takonte të isha në mes të Presidentit dhe Kryeministrit". Kështu e ka shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e saj gruaja më e moshuar, së paku në jug të Shqipërisë, Ildize Haxhiu. Përpara festës, ajo kish bërë publike dëshirën e saj për të qenë në podiumin e festës së 28 nëntorit, 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, si e vetmja dëshmitare e kësaj dite të madhe për Kombin. Por dëshira e 106-vjeçares, jo vetëm nuk u plotësua për të qenë mes personaliteteve të vendit, por as nuk e zuri njeri në gojë, së paku të ishte ftuar në drekën e festës.

 Zemërimi saj ka shkuar më tej kur thotë: "Jam plotësisht në gjendje për t'u vendosur në një podium, eci, fluturoj, dëgjoj, I njoh mirë të gjithë njerëzit dhe nuk do të gaboja nëse do të shtrëngoja duart me drejtuesit e shtetit. Unë këndoj shumë bukur Çelo Mezanin dhe këngë të tjera çame. Fajin ma ka deputeti i Vlorës, që është edhe çam Dashamir Tahiri.

Ai duhet të më merrte për dore dhe të më çonte në podiumin e festës. Nder do të kishin, qeder jo". Kjo brengë e kësaj gruaje të pazakontë, që jeton në Vlorë, jo vetëm pse hyn ne vitin e 107-të të jetës së saj, që për nga memoria e virtytet e saj, do të ishte pjesë e librit Gines, na bëri që të çojmë më tej bisedën edhe pse kishim folur këmbëkryq pak kohë më parë. Befasia shfaqet që në minutat e para të bisedës, kur Nënë Dizi shprehet se është e gatshme të përgjigjet çdo pyetjeje, pasi i mban mend të gjitha ngjarjet, rrëfen fill e për pe të gjitha brengat e jetës së gjatë, por dhe dhimbjen për vendlindjen në Çamëri. "Unë do të recitoj edhe Çelo Mezanin, që ka 50 vargje dhe jo 15 që i thotë kënga...", është befasia e radhës për gruan e imët çame, nga barku i së cilës është populluar një lagje. Po kush është Dizi Haxhiu, që jeton tre kohët dhe që nuk pranon se koha e ka harruar.
Shkrimi i plotë në gazetën Shqiptarja.com, 21 dhjetor 2012

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK