100 vjetori i shtetit edhe në Luginën e Preshevës

100 vjetori i shtetit edhe në Luginën e Preshevës
Në kuadër të manifestimeve gjithëkombëtare të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, i përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, për dy ditë me radhë në Preshevë dhe në Bujanoc, ka shënuar këtë ngjarje kombëtare me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike.
Kremten në Luginën e Preshevës e madhështoi edhe prezenca e Ansamblit Shtetërorë të Këngëve dhe Valleve të Republikës së Shqipërisë.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri, manifestimin në Luginë e ka cilësuar të veçantë, duke pas parasysh koincidencën e festimit të dy vjetorit të themelimit të KNSH-së.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi, në dy vjetorin e themelimit të Këshillit Kombëtarë, ka theksuar ky institucion gëzon përkrahjen e Shqipërisë.

Edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin republikan të Serbisë, Riza Halimi, e ka quajtur dinjitoz aktivitetin e Këshillit Kombëtarë për manifestimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Këshilli Nacional i shqiptarëve që administrohen nga Serbia, është institucion reprezentativ i shqiptarëve i cili në kuadër të kompetencave të veta ka të drejtën për arsimim, atë për kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe të drejtën për simbolet kombëtare. KNSH është themeluar në vitin 2010, ndërkohë që ka gjet përkrahjen e pjesës më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale