100-vjetori i Titanikut,
udhëtimi “live” në Twitte

100-vjetori i Titanikut, <br />udhëtimi “live” në Twitte
TIRANE - 15 prill 2012 është data e 100-vjetorit të përmbytjes së Titanikut. Për të përkujtuar këtë ngjarje, The History Press - një botues britanik i përqëndruar në tematikat historike - ka hapur një profil në Twitter nga ku rrëfen “live” udhëtimin tragjik të anijes, me detaje sikur të ishte viti 1912.

@TitanicRealTime filloi të “twitonte” më 10 Mars, një muaj para përvjetorit të nisjes së udhëtimit.

Profili, që aktualisht ndiqet nga më shumë se 6500 persona, përdor hashtags (fjalë kyçe) si #captain, #crew dhe #engineering për të përcakuar se nga vijnë mesazhet.

Meqënëse udhëtimi i Titanikut filloi më 10 prill 1912, “cicërimat” e publikuara deri tani janë thjeshtë detaje mbi anijen. Në momentin e shkëputjes së saj nga porti do të nisi edhe rrëfimi i vertetë, sikur-live, i tij... deri në momentin e përplasjes me ajsbergun famëkeq.

Me rastin e përvjetorit të përmbytjes së Titanikut britanikja The History Press do të lëshojë edhe një program (app) për iPad, bazuar në kërkimet e saj, që mes të tjerash do të përmbajë fotografi dhe biografi.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikqyrjes dhe sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim ndjeshëm aftësitë tona të mbikqyrjes dhe sigurisë