SHKODER – Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, disa nga figurat kryesore që kontribuan për shpalljen e pavarësisë u aneksuan, dhe këto ishin hoxhallarët. Ka qënë kjo deklarata e myftisë së Shkodrës Imam Muhamed Sytari gjatë hytbes të së premtes në xhaminë e Parrucës.
Myftiu është ndalur në rastin e kryetarit të parlamentit të Shqipërisë në periudhën e Ismail Qemalit, Haxhi Vehbi Dibrën, i cili sipas Sytarit u aneksua totalisht.
Deklarata e myftisë i referohet zhvillimeve të dy ditëve më parë në 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ku sipas tij, kleri mysliman u la mënjanë duke mos u përmëndur në këto festime.
Sipas tij, figura e klerit mysliman u la në harresë në këtë 100-vjetor, duke mos u vlerësuar kontributi i tyre në vend, ashtu siç shumë personalitete të tjera morën nderime.
Nga ana tjetër, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari kritikon politikanët shqiptarë, dhe vetë politikën se po imponon tolerancën fetare.
Sipas Sytarit, nuk është mund të cilësohet tolerancë fetare, kur në fakt shkelen parimet.
Myftia i Shkodrës, Muhamed Sytari foli pas ritualit të faljes së të Xhumasë në xhaminë e Parrucës ku të pranishëm ishin dhjetëra besimtarë myslimanë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com