100-vjetori, përkrenarja dhe shpata
e Skënderbeut në Muzen Kombëta

100-vjetori, përkrenarja dhe shpata <br />e Skënderbeut në Muzen Kombëta
TIRANE - Për herë të parë përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut do të ekspozohen në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Është ky rezultati i ratifikimit të “marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në lidhje me huadhënien e objekteve, që i përkasin trashëgimisë së luajtshme kulturore të shtetit, për ekspozim në territorin e shtetit tjetër".

Marrëveshja mes dy vendeve u ratifikua të martën nëpërmjet komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe komisionit të Medias.

Përkrenarja dhe shpata Skënderbeut gjenden në Muzeun Historik të Vjenës, ndërsa sipas marrëveshjes dypalëshe, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë institucioni pritës i objekteve dhe nënshkrues i marrëveshjeve teknike ndërmjet palëve.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi