1000-1500 euro për të shkuar drejt vendeve të BE-së, shkatërrohet grupi i trafikut të klandestinëve në Pogradec (VIDEO)

POGRADEC-  Një grup prej pesë personash të cilët trafikonin klandestinë nga Shqipëria me qëllim transportin e tyre në vendet e BE është shkatërruar ditën e sotme. Pesë persona me inicialet H.H, 30 vjeç, B.Gj, 27 vjeç, A.B, 19 vjeç, E.I, 27 vjeç, M.M, 20 vjec dhe E.K, 29 vjeç po transportonin 19 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës 1000- 1500 euro për person. 

Pesë personat të cilët ishin banues në Domje apo në Tiranë, i morën klandestinët nga Bilishti, qytet shumë afër pikës kufitare të Kapshticës me Greqinë nga ku vijnë shumica e klandestinëve në Shqipëri dhe me anë të një mjeti minibusi tip Wolkswagen iu drejtuan kryeqytetit. Pikërisht në aksin Pogradec- Qafë Thanë grupi i trafikantëve bashkë me klandestinët është pikasur nga Policia e cila i ka urdhëruar të ndalonin, por trafikantët kanë kundërshtuar urdhërin. 

Nuk dihet se si do të vijonte itinerari i trafikantëve dhe klandestinëve por këta të fundit si qëllim kishin vendet e Bashkimit Europian. 

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Pogradec

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor, i koduar “Klandestinët” si rezultat i të cilit goditen dy raste të tjera.

Kapen duke transportuar 19 shtetas të huaj, arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Korçë, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion policor, ku falë veprimeve të mirëorganizuara kanë goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 
 
• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve").
• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.
Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi: 
• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.
 
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volksëagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë  në dalje të Pogradecit  shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.
 
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet  298/3, 242 e 25, si edhe 298/2 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë