TIRANE- Këtë vit nuk do të këtë asnjë amnisti për të burgosurit, ndonëse është rritur numri i të dënuarve, duke krijuar mbipopullim në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Drejtori i Burgjeve Artur Zoto ka sqaruar për mediat se do të gjenden forma të tjera alternative, ndërsa theksoi se situata po menaxhohet mirë nga ky institucion.
Ndërsa, drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, ka ndërmarrë një fushatë në burgje në mënyrë që të informojë të dënuarit se kush përfiton prej tyre dënimin alternativ.
Për të koordinuar punën, drejtuesit e të dyja institucioneve nënshkruan një marrëveshje, ku Shërbimi i Provës lejohet që të shpërndajë një manual informues në burgje, për kategorinë e të dënuarve që plotësojnë kushtet për të lënë qelitë.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO