100-vjetori e gjen Vllazninë në Kategorinë e Parë/ Ademi: Këtë vit do të jetojmë me emocionet

Gjatë pasdites së djeshme është hapur  ekspozita e 100-vjetorit, me foto, libra e dokumentarë për 100-vjetorin e Vllaznisë, në ambientet e bibliotekës "Marin Barleti".Më 16 shkurt të vitit 1919, 75 përfaqësues të mbledhur në Shkodër, krijuan atë që sot të gjithë tifozët e njohin me emrin Vllaznia, skuadra shkodrane me ngjyrat kuqeblu, 9 herë fituese e titullit kampion dhe 6 herë fituese e Kupës së Shqipërisë.

Te kjo Vllazni kanë hedhur hapat emra legjendarë të futbollit tonë, si i madhi Loro Boriçi, Lin Shllaku, Sabah Bizi, Ferid e Ramazan Rragami, Mehdi Zhega, Paulin Ndoja, Luan Vukatana, Hysen Zmijani, Fatbardh Jera, Astrit Hafizi e Hysen Dedja apo dhe të mëvonshmit Edi Martini, Armir Grima, Vioresin Sinani apo Hamd Salihi.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në një intervistë për mediat ka folur rreth rëndësisë së kësaj date por edhe hapjes së shpejti të muzeut të klubit Vllaznia. Ky 100-vjetor e gjen Vllazninë në orë të këqija. Ekipi ndodhet në Kategorinë e Parë dhe ka një problematikë të gjerë që e shoqëron prej vitesh. Titulli i fundit kampion është regjistruar në vitin 2008, ndërsa një sezon më pas tifozët e zjarrtë shkodranë kanë shijuar të fundit Vllazni kompetitive.

Fatkeqësisht dekada e fundit e ka parë klubin më të vjetër shqiptar peng të politikës e burokracive dhe mërive të atyre që kanë në dorë për ta bërë Vllazninë një zonjë të vërtetë, por në fund u kanë mohuar shkodranëve ngjyrat e tyre. Por pavarësisht gjithçkaje, Vllaznia mbetet Vllazni, ndaj ditët e errëta do të ikin shpejt dhe “Loro Boriçi” do të nisë të ushtojë si në ditët më të mira.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm