100-Vjetori i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Arkiva me ekspozitë dokumentare, Spahiu e studiuesit: Kongresi, ngjarje kyçe, ndikoi në tolerancën fetare

Dokumente e fotografi, që shtrihen përgjatë një shekulli, themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u kujtua sot, përballë xhamisë së Et’hem Beut, përmes një ekspozite me materiale të Drejtorisë së Arkivave.

“Është kënaqësi për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave që merr pjesë në këto përvjetorë, jubilare të disa prej akteve më të rëndësishme shtetformuese dhe komb formuese. Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ashtu sikurse mëvetësimi i komuniteteve të tjera fetare në vend, u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare. Nëse nuk do të ishte kryer ky proces në vitet ‘21-‘24, sot do të kishim përçarje që do të na pamundësonin të punonim bashkë, ashtu sikurse punojmë, pa asnjë dallim mes besimeve fetare. Prandaj, ne jemi të kudondodhur në raste të tilla, duke pasqyruar këtë proces të rëndësishëm përmes dokumenteve origjinale dhe fotografive që na japin një pasqyrë të ngjarjeve të kohës.”- u shpreh studiuesi Ardit Bido, drejtor i DPA-së.

100 vite larg, përfaqësuesit e këtij Komuniteti, kujtuan Kongresin që kurorëzoi përpjekjet e myslimanëve për mëvetësi.

“Në vitin 1923, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpalli mëvetësinë dhe u themelua si institucion i pavarur në organizimin e të gjithë veprimtarisë së tij. Ka qenë një shekull plot me sfida, si në fillimet e të funksionarit si të pavarur, po ashtu edhe në periudhat e mëvonshme. Paraardhësit e mi, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e shtetformimit, të kulturës dhe të arsimit të vendit tonë. Kanë qenë largpamës e luajal në çështjet kombëtare. Dëshmitë historike që tregon kjo ekspozitë, flasin për këtë histori të lavdishme të Komunitetit”, u shpreh H. Bujar Spahiu, kreu i KMSH-së.

Ndikimin që pati ky Kongres në raport me gjurmët osmane, e shpjegon osmanologu Rezart Mezani, duke u shprehur se inicimi i tij u bë nga “Djelmënia Dibrane” me kryetar Dervish Himën.

Nga organizimi i Sherieve dhe ai  Myftinisë, te telegrami i Ahmet Zogut, si Ministër i Brendshëm, që konfirmon lejen për mbajtjen e Kongresit në 20 shkurt të 1923-shit, ekspozita u shoqërua me fotografi, vendime, e pasqyrime të shtypit të kohës.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja