Sot 104 vjet shtet shqiptar. Shqiptarët kudo ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë festojnë më 28 Nëntor Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo është data kur në Vlorë, 104 vjet më parë në Vlorë u ngrit flamuri shqiptar, që zyrtarizoi kështu krijimin e shtetit shqiptar e njeherazi realizimin e ëndrrës shumëshekullore të shqiptarëve.
Plaku i mençur Ismail Qemali deklaroi në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë. Ai firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”.
Në deklaratë shkruhej ; “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”. (Për më shumë lexo, 40 firmëtarët e Pavaresisë)
Por edhe këtë vit politika festoi e ndarë këtë përvjetor, pasi opozita përkujtoi sot edhe ditën e Çlirimit. Ndërkohë në Vlorë kanë zbritur disa ministra të cilëve iu është bashkuar dhe Presidenti Nishani.
[gallery]19901[/gallery]
Tiranë, Veliaj: Festa vitin tjetër në sheshin më të bukur në rajon
Edhe në Tiranë si në shumë qytete të tjera të vendit u ngrit sot flamuri kombëtar shqiptar në simbol i shpalljes së Pavarësisë.
Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës që me dy fëmijë për dore iu drejtua sheshit ‘Skënderbe’ ku ngriti flamurin kuqezi.
Pasi flamuri nisi të valëvitej në qiell, u zbuluan mijëra tullumbace me ngjyra të kuqe dhe të zeza që u lëshuan në lartësi duke krijuar spektakël në qiellin e Tiranë në këtë ditë të shënuar të shqiptarëve.
“I uroj Gëzuar Festën qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë! Është një ditë e bekuar, kemi 104 vite Pavarësi. Nuk është një arritje e vogël dhe duhet të jemi krenarë për këtë. Në një rajon plot tallaze dhe plot vështirësi, 104 vite pavarësi janë një histori suksesi.
Sigurisht, ne kemi kaluar vështirësitë tona, por unë shpresoj se ditët më të mira i kemi përpara. Ndaj, dua t'u uroj qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, gëzuar dhe begati!”, tha Veliaj.
[gallery]19895[/gallery]
Kryebashkiaku Veliaj tha se në këto momente, akti më i madh patriotik është puna për modernizimin e qytetit dhe të gjithë Shqipërisë.
“Kemi më shumë nevojë sot, në dallim nga 104 vite më parë kur luftonim me armë, sot na duhet të punojmë, e sot na duhet të modernizojmë Tiranën e të gjithë Shqipërinë.
Ndaj sot, për Bashkinë e Tiranës, akti më i madh që mund të bëjmë është t’i lëmë fjalët, të hapim më shumë kantiere si ky, të fokusohemi te puna dhe ta modernizojmë qytetin tonë, që është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.
Dje përfunduam me sukses një nismë, “Unionin e Bashkive Shqiptare” në rajon, sepse kemi kuptuar që megjithëse jemi të ndarë në 5 shtete, me kryetarë komunash dhe bashkish, kemi një fat që rrethohemi nga shqiptarë të tjerë dhe kjo është një arsye për të punuar bashkë”, tha ai.
Veliaj deklaroi se vitin tjetër flamuri do të ngrihet në sheshin më të bukur të trevave shqiptare dhe në rajon.
“Kjo është hera e parë dhe e fundit që ceremonia e Flamurit ndodh në një kantier. Vitin tjetër nuk do të jetë më kantier, do të jetë sheshi i përfunduar "Skënderbej".
Siç e shikoni, po ecim me ritme të jashtëzakonshme, kemi filluar porositë, pllaka, pemë, bimë që përfaqësojnë të gjitha trevat shqiptare, për t’u siguruar që nëntorin tjetër do ta festojmë në një shesh, që do të jetë sheshi më i bukur i trevave tona dhe ndoshta më i bukuri në rajon”, u shpreh ai.
Vlora në festë për Ditën e Flamurit
104 vjetori i shpalljes së Pavarësisë e ka gjetur Vlorën të veshur kuqezi. Qyteti ku u ngrit flamuri 104 vite më parë, ishte epiqendra e festimeve për shumë shqiptarë, megjithëse reshjet e shiut e zbehen disi atmosferën.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishin të pranishëm në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë.
Flamuri ynë Kombëtar kuqezi u ngrit në prani të Kreut të Shtetit dhe autoriteteve të larta shqiptare në Sheshin e Flamurit dhe më pas, të pranishmit zhvilluan homazhe në varrin e Ismail Qemalit, ku Presidenti Nishani vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë së pavarur.
Kreu i shtetit nuk foli gjatë ceremonisë së mbajtur në Vlorë, por zgjodhi të urojë shqiptarët nëpërmjet një deklaratë të shpërndarë për mediat.
“Nder përjetë përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që I përkasin qëkur zë fill jeta, kthimin në familjen Evropiane”, uron Presidenti i Republikës.
Festa në Vlorë do të vijojë me koncerte në sheshet e qytetit dhe aktivitete të ndryshme. Festime do të ketë dhe ditën e nesërme për festën e Çlirimit. Këngëtari i njohur Italian Albano Carrisi do të mbajë një koncert në teatrin “Petro Marko”
[gallery]19896[/gallery]
Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen me rastin e ditës së pavarësisë.
Kreu i qeverisë nëpërmjet një statusi në facebook ka shprehur mirënjohjen ndaj Ismail Qemalit dhe të gjithë themeluesve të shtetit shqiptar.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë 🇦🇱 Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë”, ka shkruar Rama në facebook.
Politika e ndarë, PD përkujton Çlirimin, Basha: Të bashkohemi!
Kryetari i PD, Basha, Berisha dhe eksponentë të Partisë Demokratike kanë vendosur kurora me lule te 'Varrezat e Dëshmorëve' duke nderuar të rënët për çlirimin e Shqipërisë.
Politika feston e ndarë edhe këtë përvjetor, pasi opozita përkujton sot edhe ditën e Çlirimit.
Pas homazheve lideri i demokratëve, Basha deklaroi se duhet të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët.
"Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të kombit duke u bere bashke për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen dhe jo largohen shqiptarët" tha ai.
Lulzim Basha vendosi kurora me lule edhe në shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë, ndërsa deklaroi se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës.
/Shqiptarja.com

VIDEO