106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Lleshaj: Lëvizje tek uniformat blu, Forca e Ligjit vazhdon

Në 106-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se do të ketë lëvizje në Polici, për përmirësimin e punës. "Lëvizjet në polici janë normalitet dhe jo shprehje mosbesimi”-tha Lleshaj.

Para drejtuesve dhe ish-drejtuesve të Policisë, Lleshaj theksoi se policia po sulmohet nga një front tjetër, nga politika.

“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të misionit që kryen, jo rrallë herë, Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme. Sigurisht, ajo do të jetë në shënjestër të sulmeve të krimit, për të cilat është e përgatitur dhe e gatshme të përballet dhe të fitojë. Por ka edhe një kategori tjetër sulmesh, kryesisht politike, për të cilat Policia e Shtetit nuk është dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje.  Policia duhet të jetë e rreshtuar në front përballë me krimin, ndërsa krahët dhe shpinën e saj duhet dhe do ta mbrojë politika e përgjegjshme, Qeveria, institucionet dhe mbi të gjitha qytetarët, aleatët e saj të përhershëm. “-tha Lleshaj.

Për grabitjen e armëve në Pashaliman, Ministri i Brendshëm tha se hetimet po bëhen nga policia ushtarake.

“Pashalimani po hetohet nga policia ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen”-tha Lleshaj.

Interesit të gazetarëve nëse operacioni Forca e Ligjit vazhdon, Lleshaj iu përgjigj se: "Forca e Ligjit është në vijim e sipër dhe do të shihni rezultatet e saj sa herë të jenë prezente. Gjithë policia do të jetë pjesë e operacionit Forca e Ligjit që do të ketë intesifikim serioz".

Për sa i përket protestës së studentëve, Ministri i Brendshem u shpreh se janë vetëm pak persona që po protestojnë dhe se policia nuk po ndërhynë.

“Dua të them që policia ekziston për të ofruar siguri dhe qëndron jashtë palëve. Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh që pasi përfundoi protesta kanë menduar ta vijojnë në një formë tjetër protestën. Ligji garanton autonominë dhe paprekshmërinë, që nënkupton paprekshmërinë nga çdo formë e dhunës. Kemi patur shqetësime për bllokimin e disa universiteteve. Ka patur kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për të larguar studentët që ishin atje. Ambientet duhet të mbeten të lira. Të bëhet kujdes.”-tha Lleshaj.

Në këtë 106-vjetor të Policisë së Shtetit, Drejtori i uniformave blu, Ardi Veliu i pyetur nga gazetarët për fshehjen e ngjarjeve të fundit, duke përfshirë grabitjet dhe tritolin në Tiranë tha se materialet janë referuar në prokurori dhe se policia nuk po fsheh ngjarjen.

Uniforma të Policisë Shqiptare ndër vite

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jo jo: 13/01/2019 20:12

    Ky eshte ministri me i paafte qe MB ka pasur ndonjehere.

    Përgjigju
  • Pifshsi: 13/01/2019 16:01

    Problemi eshte qe Me nje kryeminister te lidhur me kriminelet zhvejku I ti nuk KUNDERSHTON dot shefin se e person si XHAFAJ qe gjuajti shtepine Me GURE dhe I Zoti I shtepise e zboje nga shtepija

    Përgjigju
    • Erjon: 13/01/2019 22:12

      Te drejte ke mor mik, por ne si popull kemi nje problem te madh...varferia nga njera ane te fundos, te mpin, te ben gjithcka dhe nga ana tjeter propoganda media e kriminalizuar e blere e kercenuar tr dizinformon 24 ore nw dite. Perfundimi eshte i thjeshte, qeverisemi dhe jemi qeverisur prej vitit 1991 nga bandite me kollare qe as ju bie ndermend per popullin tyre.

    • shqupist leshi: 13/01/2019 17:15

      problemi i madh eshte qe po pate trut te lare me uje shqupi nuk behesh kurre por ngelesh nje leshko me brir.e vetmja gje qe di te besh eshte te shkruash vetem gjera negative

  • redi: 13/01/2019 13:47

    Sander Lleshaj si gjithmone i sakte dhe racional per deklaratat qe jep mbi policine e shtetit , ne lufte kunder krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja