Numër i lartë të shëruarish! 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Numër i lartë të shëruarish! 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Këtë të premte janë raportuar 108 raste të reja dhe 5 humbje jete nga COVID në vendin tonë. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se 5 viktimat janë të moshave 59- 81 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve".

Në 24 orët e fundit janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë. 

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë". Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (30 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        108
Të shëruar në 24 orë      732
Të shtruar në spitale      116
Humbje jete në 24 orë   5
Testime ditore                2808

Testime totale             635,709
Raste pozitive             131,085
Raste të shëruara         109,338
Raste Aktive                 19,353
Humbje jete                  2,394 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë   15696
Fier     1391
Durrës  304
Shkodër  512
Korçë    378
Gjirokastër  292
Vlorë    261
Elbasan  129
Kukës    115
Dibër   102
Berat    103   
Lezhë   70

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefgjini: 30/04/2021 18:09

    Ka shkelur rende kushtetuten e Shqioetise gjate kohes fushatese si dhe ka bere thurrje pe dhune me cfurqe e draper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen