TIRANË- Rritja e temperaturave, prania e COVID-it në vendin tonë kanë ndikuar që qytetarët të humbin vigjilencën dhe të bëjnë më pak kujdes në respektimin e masave anti-COVID. Kjo është përkthyer edhe në shifra të larta ditore dhe spitale që po arrijnë drejt kapaciteteve maksimale.

Kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në një kohë që numri i rasteve të reja ka pësuar një rritje shqetësuese, ka ardhur në ulje numri i të shëruarve.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë. Shqetësuese mbetet edhe situata në 2 spitalet COVID.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar”, njofton ministria në deklaratën zyrtare.

Në rast se shifrat ditore do të jenë në këto nivele, ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë paralajmëruar kufizime të reja. Shefi i Urgjencës Kombëtare, njëherazi anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj tha dje në Report Tv se orari i lëvizjes mund të ulet në 18:00 ose 20:00. 

Rastet ditore
403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270
Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër  408 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:33
Nxënës, mësues e infermierë, ku janë 25 të infektuarit me COVID sot në Berat

25 raste me COVID janë regjistruar sot në qarkun e Beratit.

Të infektuar janë 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, dhe 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull. Të infektuar janë dhe infermierë e punonjës në një supermarketi.

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë konfirmuar pozitivë për koronavirusin 1,089 qytetarë nga 4,270 testime të kryera.

Rastet e sotme:

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në Urë-Vajgurore,

-2 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,

-3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull, 

-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz, 1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,

-6 nxënës në gjimnazin "5 Tetori" në Kuçovë,

-2 student,

-2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan,

-2 punonjëse në Big Market në Berat,