COVID i merr jetën në moshë të re zyrtarit të LSI, Xhixho: Më trishtove shumë mik i mirë

COVID i merr jetën në moshë të re zyrtarit të LSI, Xhixho: Më trishtove shumë mik i mirë

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari, i cili ishte infektuar me COVID.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila në një reagim në "facebook", Xhixho njofton se ai ka vdekur nga COVID.

"Më trishtove shumë mik i mirë,  bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë. Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu. Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet. Do na mungosh shumë. Ngushellime Betës dhe familjes", shkruan ajo.

Kujtojmë se kjo e premte ka shënuar një tjetër rekord sa i përket rasteve të reja ditore. 1089 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, një ndër shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë, në shifra qetësuese mbetet edhe numri i viktimave, ku sot kanë humbur jetën 15 qytetarë, të moshave 34 -86 vjeç. Këto raste kanë ardhur si rezultat i 4270 testime.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 06/02/2021 08:06

    E pamundur nga covid.Ai nuk ekziston.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës