Korçarët kremtuan sot 10 Dhjetorin, datën që shenjon 108-vjetorin e Shpalljes së Korçës, krahinë autonone. Me këtë rast, kryetari i qarkut dha lajmin e mirë se  Shtëpia e Flamurit së shpejti do të kthehet në muze ku do të paraqiten koleksione dhe dokumente të rëndësishme historike.

“Janë garantuar fondet për ndërtimin e muzeut dhe pritet vetëm fillimi i punimeve”, tha Erjon Nexhipi, Kryetar i Qarkut të Shkodrës.

 

Po kështu u çel një ekspozitë e veçantë për 108 vjetorin e krijimit të krahinës autonome të Korçës, si një kujtim për çetat patriotike. Ekspozita trajton disa tematika, ku pasqyrohen dhjetera dokumente e foto të koleksionuara nga Mirgen Shamblli.

Më 10 dhjetor 1916, Themistokli Gërmenji së bashku me Sali Butkën organizuan forcat e armatosura për çlirimin e krahinës së Korçës nga pushuesit grek. Ata shfrytëzuan shtrirjen e kontigjentit francez dhe nenshkruan Protokollin e bashkepunimit me komandantin i forcave franceze, kolonelin Dekoen.