Pak ditë më parë Banka Botërore publikoi dokumente studimore për shëndetësinë, varfërinë, arsimin, punën, mbrojtjen sociale dhe cilësinë e ajrit në Ballkanin Perëndimor, ku një nga çështjet shqetësuese të ngritura është edhe ndotja e ajrit.
Që në nisje të raportit për ajrin thuhet se provat e reja kanë treguar se ndotja e Ajrit dhe Mjedisit luan rol negativ dhe ndihmon në përhapjen e pandemisë COVID-19.
Sezoni i dimrit është një kërcënim për përhapjen përsëri të pandemisë COVID, pasi në raportin e Bankës Botërore thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuar pasi shumë prej tyre vuajnë nga ndotja e ajrit, veçanërisht gjatë muajve të dimrit ku mbizotërojnë nivele jashtëzakonisht të larta toksike të ndotjes së ajrit nga ngrohja e banesave. “Kalimi në sezonin më të ndotur të dimrit mund të shkaktojë shpërthime dhe nivele më të larta të infeksionit COVID-19 në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport.
Për të shmangur një rrezik të tillë propozohet që shtetet apo qytetet që kanë probleme serioze me ndotjen duhet të zbatojnë rregullore dhe të marrin masa që përmirësojnë cilësinë e ajrit për të zvogëluar ekspozimin e njerëzve në dimrin e ardhshëm.
Në shqyrtim janë marrë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe rezulton se Tiranë edhe kryeqyteti më pak i ndotur krahasuar me disa qytete të tjera siç janë Shkupi, Podgorica, Sarajeva apo Beogradi. Tirana është me ndotje në limitet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ndërsa në raport me qytete të tjera si Madridi, Londra, Amsterdami, Bruksel, Budapest, Vienë, Luksemburg, Romë apo Lisbonë, kryeqyteti ynë rezulton me ndotjen më të lartë.
Ndërkohë Korça është qyteti me ndotjen më të madhe në vendin tonë dhe që e ka kapërcyer edhe kufirin e përcaktuar nga BE, dhe renditet në listën e 8 qyteteve më të ndotura nga qytetet e zgjedhura të Ballkanit Perëndimor dhe ato Evropiane.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.1%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor 2024, 10:11
-
108-vjetori i shpalljes së Korçës krahinë autonome, Nexhipi: Shtëpia e flamurit do të kthehet në muze
10 Dhjetor 2024, 17:00
-
‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë
30 Nëntor 2024, 16:16
-
Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030
29 Nëntor 2024, 07:39
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 08:29
-
‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet nga fabrikat Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat
15 Nëntor 2024, 14:53
-
Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (VIDEO)
14 Nëntor 2024, 17:24
-
VIDEO/ Uji i zi i Gjanicës, banorët e Fierit dhe ambientalisti: Shteti të gjobisë kompanitë e naftës dhe fabrikat e vajit
4 Nëntor 2024, 13:39
-
Eksperti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Kosova të përqëndrohen në diversifikimin e ekonomive të tyre
31 Tetor 2024, 19:40
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor 2024, 18:59
-
Ndotje dhe kaos në Ballsh! Ushqimet shiten në rrugë, konsumatorët në rrezik: Jemi ankuar, por Bashkia s’e vë ujin në zjarr
14 Tetor 2024, 16:50
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator 2024, 12:22
Seriozisht e keni kete?
PërgjigjuKonkluzione dhe vleresime nga zyrat e BB ne Tirane. Ju lutem na tregoni ku jeni bazuar per te arritur ne keto konkluzione shume te cuditeshme. Jeni bere si PNUD i dhe ju qe beni projekte per te marr para dhe e paraqesni zi situaten qe te vazhdoni te merrni rrogat e majme.
PërgjigjuSi keshtu korcarkat nuk linin ulice pa pastuar?!
PërgjigjuTirana me e pastra? Shaka pa kripe ska si të jetë Tirona me gjithë kete ndotje që nga akustikja tek mjedisorja...
PërgjigjuNqs Tirana qeka me e pandotura ne Ballkan, atehere mjere Ballkani.
Përgjigju