Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, një i mitur 10-vjeçar nga fshati Zvezdë i Maliqit është shoqëruar nga familjarët në spital më lëndime në trup si pasojë e goditjes nga një kalë.
Aktualisht 10-vjeçari, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.