10-vjetori i Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Gjermani! Të pranishëm Rama e Von der Leyen, Report TV zbardh axhendën

10-vjetori i Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Gjermani! Të pranishëm Rama e Von der Leyen, Report TV zbardh axhendën

Kryeministri Rama dhe Von der Leyen

BERLIN- Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Berlin të Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se i pranishëm në samitin e 10-të të Procesit të Berlinit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon këtë vjeshtë 10-vjetorin. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarja.com dhe Report TV zbardhin axhendën, nga pritja dhe tematikat, tek nënshkrimi dhe konferenca

Shqiptarja.com dhe Report TV zbardhin agjendën e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, që mbahet nesër (14 Tetor) në Gjermani. Gazetarja Esiona Konomi ka siguruar këtë axhendë njëditore me takime dhe bisedime të ngjeshura në disa fusha, përfshirë edhe forumet dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Agjeda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:
-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale
DRAFT AGJENDA
-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë
-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz
Ndërhyrja e KOM
-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal
formati: 1+2
-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje
-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia
formati 1+2
-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit
Ceremonia e nënshkrimit
-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile
Forumi
-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)
Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit; formati: 1+0, Salla e banketeve
-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

Çfarë shkruajnë mediat e huaja dhe pak historik

Një media kroate ‘N1 info’ shkruan se në takim do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE. Nisma u iniciua dhe u prezantua më 28 Gusht 2014, nga vetë Kancelarja Gjermane Angela Merkel me një objektiv të qartë: Progres real në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe rritja e “bashkëpunimit ekonomik rajonal, duke hedhur kështu bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
BE do ndajë fondet e Planit të Rritjes Ekonomike, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 mld Euro! Ja sa marrin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor

Rama dhe komisioneri Varhelyi, gjatë Samitit të muajit shkurt, në Tiranë

Bashkimi Evropian ka aprovuar një fond prej 6 mld eurosh për Ballkanin perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë është edhe Shqipëria, sigurisht duke plotësuar kushtet e vendosura që në Samitin e Tiranës në muajin shkurt.

Më 16 Tetor pritet të bëhet edhe ndarja e këtij fondi, ku sipas përllogaritjeve të përafërta dhe ende jo zyrtare, Shqipëria Shqipëria pritet të përfitojë në total 922 milionë Euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë.

Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë Euro, ku nbi 250 milionë Euro do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive. Maqedonia e Veriut pritet të ketë në dispozicion 750 milionë Euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 52.5 milionë.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard Euro, ndërsa pagesa e parë për të do të ishte 111 milionë. Mali i Zi do të kishte në dispozicion gjithsej 383 milionë Euro, ndërsa si “parafinancim” 26.8 milionë. Bosnje e Hercegovina, nga totali i planit, do të kishte në dispozicion 1 miliard e 85 milionë Euro, ndërsa si “parafinancim” 76 milionë.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë Euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme. BE ka vendosur në këtë rast edhe kushtet që duhet të përmbushen, të deklaruara që më 29 Shkurt të këtij viti, kur u bë publikimi i lajmit në Samitin e zhvilluar të Tiranës.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë