1. Emri 'Apple' ka buruar nga themeluesi Steve Jobs. Një mister ka rrethuar origjinën dhe arsyen e këtij emri, por në fakt apele, pra, molla, është thjeshtë fruti i preferuar i Jobsit.
2. Apple fillimisht kishte tre bashkë-themelues. Bashkëthemeluesi i tretë, një njeri me emrin Ronald Wayne, ishte bashkuar me bashkë-themeluesit, Steve Jobs dhe Steve 3. Wozniak, por ai u largua nga kompania vetëm 12 ditë pasi ajo u themelua. Ai shiti pjesën e tij prej 10% për vetëm 800 $ dhe mori një pagesë shtesë prej $ 1,500. Sikur Wayne të kishte qëndruar në kompani, aksionet e tij do të ishin sot një vlerë prej 60 miliardë dollarësh!
3. Kompania Apple ndalon pirjen e duhanit gjatë punës me kompjuterët e tyre. Tingëllon qesharake, por nëse pini duhan gjatë përdorimit të një kompjuteri Apple, ju anulloni garancinë. Jeni paralajmëruar!
4. Apple punëson më shumë njerëz se sa një qytet i tërë, i madh. Apple punëson mbi 90,000 njerëz. Megjithatë, miliona njerëz të tjerë fitojnë para nga Apple.
5. Apple është kaq e suksesshme, sa ka dyfishin e shumës së parave nga Thesari i Shteteve të Bashkuara.
6. Nuk kishte një arsye satanike pse Apple I u shit për 666.66 dollarë. Steve Wozniak pa që çmimi ishte 667.00 $, atij i pëlqente numrat e përsëritur kështu që e ndryshoi shumën në 666.66$.
7. Logo e parë e kompanisë Apple paraqet një vizatim të babait të fizikës, Sir Isaac Neëton.
8. Për të mbledhur kapital për Apple, bashkë-themeluesi Steve Wozniak, duhej të shiste kalkulatorin e tij shkencor.
9. Apple ishte kompania e parë që bëri një aparat fotografik dixhital me ngjyra.
10. Emri iPod u frymëzua nga filmi i 2001: A Space Odyssey.
11. Aktualisht, Apple është zyrtarisht kompania më e madhe e tregut në Shtetet e Bashkuara.
Si një nga kompanitë më të fuqishme në fushën e informatikës dhe celularëve, Apple vazhdon të suprizojë botën me produktet dhe shërbimet e saj inovative.
d.gj/Shqiptarja.com










