Për Alban Bermetën nuk ka pushim. Vetëm pak ditë nga ndeshja e fundit, boksieri i cili mban renditjen më të lartë në boxrec nga shqiptarët, do të ngjitet sërish në ring me datë 11 janar. 33-vjeçari do të duelojë në boksin profesionist përballë Mirsad Cebos.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për mua sepse mbroj titullin WBO Global, në një vend që është maja e boksit si Londra. Jam duke bërë përgatitjen fizike me një trajner kubanez që është shumë i mirë, ndërsa përgatitjen teknike me Artur Koçin, i cili është një trajner që e njohin të gjithë shqiptarët,”-u shpreh Alban Bermeta, boksier.
Kundërshtari i Bermetës, Mirsad Cebo, është 35-vjeç nga Bosnje-Hercegovina, ndërsa në karrierë numëron 25 ndeshje për peshat e mesme nga të cilat 22 janë fitore.
“Çdo boksier, edhe me nivel më të lartë apo të ulët, ose krahina nga është, nuk ka të bëjë shumë për mua pasi unë synoj vetëm fitoren,”-tha boksieri.
Ashtu si në nëntor, edhe më 11 janar Bermeta do të grushtojë në skenën e madhe të York-Hall të Londrës ku priten shumë shqiptarë.
“Unë isha në Londër ndeshjen e kaluar, por jam ndierë edhe më mirë se në Shqipëri. Falë tifozëve shqiptarë. Besoj se edhe këtë herë do mbushet më shumë. Jam i sigurtë se do të ndjehem si në Shqipëri edhe atje,”-deklaroi Bermeta.
Për Alban Bermetën kjo është ndeshja e parë në 2025, ndërsa 33-vjeçari ka objektiva të mëdha për këtë vit.
“Shpresoj që ta mbroj këtë titull dhe të luftoj për një titull edhe më të rëndësishëm në rang botëror,”-u shpreh Alban Bermeta.
Në boksin profesionist Alban Bermeta numëron 19 ndeshje nga të cilat 18 janë fitore, 14 me nokaut, ndërsa numëron vetëm 1 barazim.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
84%
-
Pak
12.5%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
Zgjedhjet në boks përfundojnë në prokurori, shoqata e Elbasanit: Na përjashtuan pa të drejtë (DOKUMENTI)
7 Mars, 17:18
-
Gjyqi për vrasjen e boksierit Besar Nimani, tre të plagosur me armë zjarri jashtë gjykatës në Gjermani! Njëri rëndë, kapet një nga autorët
26 Shkurt, 15:27
-
Boksi vesh Londrën kuqezi, Hysa nokaut rivalit që provokoi me flamur! S'fal as Bermeta, renditje historike për 33-vjeçarin
16 Shkurt, 11:54
-
Boks/ Imane Khelif ndalohet të marrë pjesë në Kupën e Botës për femra: Ajo nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë
7 Shkurt, 16:16
-
‘Fitorja për popullin maqedonas’, rivali e provokon para duelit të madh në Angli! Boksieri Hysa: Do të flasë ringu
24 Janar, 13:04
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, boksieri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
Mundja dhe skitë stolia e sportit në 2024! Shqipëria siguroi medaljet e para Olimpike, Kombëtarja dinjitoze në Europian! Pritshmëria për 2025
31 Dhjetor 2024, 14:09
-
Theu rekordin e Mike Tyson, ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare boksieri Paul Bamba
28 Dhjetor 2024, 10:05
-
U arrestua pak ditë më parë në Gjermani, Florian Marku lirohet nga qelia! Greqia kërkon ekstradimin, i ndalohet dalja nga vendi
28 Dhjetor 2024, 09:29
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor 2024, 08:44