Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë.

Ndeshjet e këtij niveli paguhen goxha shumë.

Nuk ka të dhëna zyrtare për të ardhurat financiare, por sipas mediave, Prenga u pagua 1,17 milionë euro. Ndërkohë britanikut Joshua mori rreth 4,68 milionë euro. Krahasuar me ndeshjet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik.

Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i ndeshjes dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund.

Megjithatë ndeshja pritet të jetë shumë fitimprurëse për karrierën e Prengës. Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të ndeshjes./Koha