Gjatë mocionit me debat për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i këroi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u përthye me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave, apo blerja e votës.

“E vërteta është që në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk është faj ynë që nuk ju votuan shqiptarët, por e mira është që për herë të parë pas këtyre humbjeve ta shihni problemin te vetja. Në Shqipëri sipas jush paskan ndikuar shtetit pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti, si ka mundësi që 2 ndër 3 shqiptarë në diasporë i besuan PS. Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga PD, dua t’ju them shumë faleminderit për votën që i dhatë Edi Ramës dhe PS. Ne e kemi lexuar me vëmendje votën tuaj dhe duam që në këtë mandat që sapo kemi filluar marrëdhënia e shtetit tonë me Diasporën të jetë më e ngushtë. Të gjitha shërbimet konsullore t’i afrohen diasporës online, dhe kemi marrë angazhimin të shtojnë prezencën tonë me konsullata atje ku na e kanë kërkuar. Janë zgjedhjet më të hetuara në Shqipëri, nga 11 maji e deri në fund të gushtit ku u certifikuar procesi zgjedhor, PD ka depozituar një numër të lartë ankesash”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave! Balla: Meqë në Shqipëri u përdor shteti, pse humbët dhe në Diasporë?