Mbi 1.1 miliardë euro është vlera e investimeve të huaja direkte që ka përfituar vendi në 9-mujorin e këtij viti. Shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet janë rritur me 56 milionë euro krahasuar me janar-shtatorin e vitit të kaluar.
Investitorët në këtë periudhë më të interesuar kanë qenë për pasuri të patundshme, duke bërë që ky sektor të rrëmbej 263 milionë euro gjatë kësaj periudhe.
Vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti janë investuar në vend 411 milionë euro, thotë Banka e Shqipërisë, ku 234 milionë euro është fitim i riinvestuar.
“Komponenti fitim i ri-investuar është zgjeruar me 15% në terma vjetorë dhe shënon 234 milionë euro, ndërkohë që injektimi në kapital u vlerësua 178 milionë euro, ose 17% më pak se një vit më parë”, thotë banka.
Gjatë këtij tremujori 20% e investimeve të huaja është hedhur në sektorin e pasurive të paluajtshme, ndjekur nga 19% në sektorin e ndërmjetësimit financiar, 14% në fushën e hidrokarbureve dhe 11% në energjetikë.
Prej vitesh shtetasit e huaj po investojnë në prona të patundshme, kjo tregohet edhe nga vrojtimet që banka kryen mbi këtë treg, ku rezulton se vetëm gjatë këtij viti rreth 27% e banesave të shitura janë blerë nga shtetas të huaj, kryesisht në zonat rreth qendrës së Tiranës dhe në bregdet. Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.
Janar-Shtator 2023 1,105 mln euro
Janar-Shtator 2024 1,161 mln euro
Rritja +56 mln euro
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14257
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor 2024, 10:58
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor 2024, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor 2024, 17:28