TIRANE-Opozita ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, pasi ka vendosur që të lerë në burg 11 nga 23 protestuesit që u arrestuan për dhunën në Rrugën e Kombit. Kryetari i grupit të PD, Spaho u shpreh se e vetmja zgjidhje është mosbindja civile.

I vetmi mendim i drejtë do të ishte lirimi i të gjithëve. Provat janë verifikuar më 1 prill, pastaj u mbajtën në mënyrë të paligjshme më shumë se 12 orë. Gjykata dha vendimin që i ka kërkuar Rama, që pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin, prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje është mosbindja civile. Banditët do përballen me qëndresën e qytetarëve, ndaj ju bëj thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

Deklaroi Edmond Spaho

Ndërsa për Flamur Nokën, qeveria mund të rrëzohet vetëm me revolucion.

“Ta rrëzojmë qeverinë me revolucion. Zgjidhja është vetëm revolucioni”

Prononcimi i Flamur Nokës

Të pakënaqur nga vendimi kanë qenë edhe familjarët dhe qytetarët nga Kukësi që ndodheshin jashtë ambienteve të Gjykatës së Tiranës.

Lironi vëllezërit tanë. Janë të pafajshëm, lirojini nga burg

Thirrjet e protestuesve jashtë gjykatës

Përpos thirrjeve ‘Lironi vëllezërit tanë’ dhe ‘Poshtë qeveria’ ata shpalosën edhe një pankartë me mbishkrimin ‘Poshtë diktatura, më është ngritur Rama’.


Pankarta e protestuesve