Gjyqtarja e Gjykatës së Kukësit Alma Ahmeti i vlerësoi si të ligjshme sot arrestimet e 23 protetsuesve të arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në pikën e kalimit në Kalimash disa ditë më parë, por i liroi 10 prej tyre, duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje, dy i la në arrest shtëpie, ndërsa 11 prej protestuesve do të qëndrojnë në burg.

Në vendimin e dhënë në mjediset e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, në pamundësinë e kapaciteteve fizike për ta zhvilluar procesin në Kukës, Ahmeti vendosi:

Emrat e personave me detyrim paraqitje

Ahmet Tobli, detyrim paraqitje

Lulëzim Popa, detyrim paraqitje

Sajmir Trota, detyrim paraqitja

Lefter Rexhmati, detyrim paraqitje

Adem Duraku, detyrim paraqitje

Armand Ademi, detyrim paraqitje

Ardit Alidini, detyrim paraqitje

Zenel Matmuja, detyrim paraqitje

Fatos Harulla, detyrim paraqitje

Rasim Koloshi, detyrim paraqitje

Në arrest shtëpie

Shaban Selmanaj, arrest shtëpie

Shemsi Trota, arrest shtëpie

 

Arrest me burg

Shpëtim Todaj, arrest me burg

Elton Cengu, arrest me burg

Florin Onuzi, arrest me burg

Shkëlqim Vata, arrest me burg

Xhevahir Gashi, arrest me burg

Ervis Oruçi, arrest me burg

Rasim Onuzi, arrest me burg

Vasil Laçi, arrest me burg

Hamdi Avziri, arrest me burg

Edmond Matmuja, arrest me burg

Xhevahir Hereni, arrest me burg

 

Lista e plotë e emrave me vendimet përkatëse

“Turp, turp, turp”. Kanë qenë këto thirrjet e deputetëve të opozitës në sallën e gjyqit fill pas dhënies së vendimit nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Kukësit, Ahmetaj. 

Ndërkohë avokatët e të ndalaurve u shprehën se do të apelojnë vendimin pasi për ta arresitmet janë të paligjshme dhe oraret e procesverbaleve të falsifikuara.

Disa nga të arrestuarit në seancën e sotme gjyqësore

Zhvillimet më herët gjatë ditës

Sot në mëngjes në Gjykatën e Tiranës, mbërritën 23 personat e ndaluar për protestën e dhunshme në pikën e kalimit të Kalimashit në rrugën Durrës-Kukës.

Personat në fjalë akuzohen për 4 vepra penale, ndër të cilat kundërshtim i forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës dhe Gjykata pritet të shqyrtojë dhe të vendosë lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ta.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për 11 prej të ndaluarve, përkatësisht për Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Florin Onuzi, Xhevahir Gashi, Shkëlqim Vata, Ervis Oruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziraj, Edmond Madmuja, Shpëtim Toda.

Ndërsa për pjesën tjetër Prokuroria ka kërkuar që të hetohen në gjendje të lirë ose arrest shtëpie.

Të arrestuarit thanë në sallën e gjyqit se policia i kishte arrestuar në orën 2 dhe tre të natës në shtëpitë e tyre.

Para gjykatës, nga 23 të ndaluarit, 22 deklaruan se janë të papunë, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre deklaroi se punonte si shofer furgoni.

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë është blinduar nga forca të shumta policore dhe qarkullimi në zonën përreth është i kufizuar.

Mbi 1 mijë uniforma blu raportohet se kanë rrethuar Gjykatën. 

Vendimi që gjyqi të zhvillohet në Tiranë, u mor dje nga pamundësia e gjykatës së Kukësit për të zhvilluar në mjediset e saj një gjyq masiv. 

Protestues të shumtë janë shfaqur rreth orës 10: 00 në rrugën jashtë Gjykatës, duke e bllokuar plotësisht kalimin në këtë të fundit.

Senca gjyqësore po zhvillohet pa praninë e kamerave.

Në prag të vendimit të Gjykatës, në drejtim të institucionit të drejtësisë janë parë duke shkuar edhe deputetet opozitare Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi nga PD, si dhe Floida Kërpaçi nga LSI.

Report TV pyeti në edhe një nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Pjetër Budi” të ndodhur pranë Gjykatës, e cila u shpreh e frikësuar nga prania policore, e e cila ka qenë më e lartë se në raste të tjera të ngjashme.

Disa deputetë të Partisë Demokratike dhe persona të tjerë, tentuan të shpërthejnë derenë e gjyaktës, pasi u ndaluan nga policia që të hynin në brendësi të saj.

Deputeti demokrat Edmond Spaho u shfaq me disa pika gjaku dhe lëshoi akuza ndaj Edi Ramës për këtë.

Më vonë Spaho u dëgjua të debatonte në telefon me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilit i kërkonte shpjegime se kush e kishte urdhëruar atë që të ndalonte hyrjen e deputetëve, për sa kohë Gjykata nuk kishte marrë ende një vendim për zhvillimin e sencës me dyer të mbyllura.

Gjykatësja Alma Ahmeti më pas mori vendim që në sallë të lejohen vetëm deputetët, por jo mediat.

Avokatët kërkuan largimin e forcave të shumta policore.

Me kërkesë të avokatëve, seanca gjyqësore u ndërpre për disa minuta, por më pas rifilloi.

Deputetët e LSI që ndodheh në sallën e gjyqit janë Nora Malaj, Shezai Rrokaj, Klajda Gjosha, Floida Kërpaçi, Silva Caka dhe Kejdi Mehmetaj, ndërsa nga Partia Demokratike ndodhen Gent Strazimiri, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Astrit Veliu, Florjan Mima, Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Flamur Noka.

Emrat e protestuesve të ndaluar: 

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Personat në kërkim:

Isa Koloshi

Bilbil Hila

Xhetan Muja

Avdi Duraku

Arben Onuzi

Dogjan Lleshi

Fatjon Allamani

Bilbil Hilaj

Mirdian Nerguti

Ahmet Tobli

Pavlo Hoxha

Shkelqim Toda

Avdi Gjahu

Lufti Meçka

Azgan Haklaj

Idriz Nerguti

Rexh Mici

Ergis Koloshi

Saimir Trota

Lulzim Pola

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
Protesta përpara Gjykatës, Policia procedon pesë persona

Policia e Tiranës ka proceduar pesë persona për protestën përpara Gjykatës kur u dha masa e arrestit për protestuesit e Rrugës së Kombit.  Y.Sh., 34 vjeç, S.P., 21 vjeç, A.Z., 28 vjeç, G.Gj., 30 vjeç dhe M.N., 30 vjeç janë shoqëruar fillimisht në komisariat dhe më pas janë lënë të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambjentet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", shtetasit:

- Y.Sh., 34 vjeç;
- S.P., 21 vjeç;
- A.Z., 28 vjeç;
- G.Gj., 30 vjeç;
- M.N., 30 vjeç.

Keta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.