11 shkurti i Berishës, debate në Report Tv, Topollaj: S’pati rezultat, do e ndajë edhe më tepër PD! Karaj: Protestat duhet të vijojnë

Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, analisti Leonard Karaj shprehet se protestat e opozitës nga Berisha e Meta duhet të vijojnë në mënyrë që të ketë edhe më shumë peshë në publik. Por për kryetarin e Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj protestat nga Berisha do të përçajnë edhe më shumë PD.

“Unë jam protestë në vijmësi, shumë herë më të mëdha se kjo, protestë bëri dhe Meta. Por çfarë ndryshoi. (...) McGonigal është një megaskandal. Është një kauzë që opozita bën mirë që e shfrytëzon këtë gjë. Protesta duhet të vijojë edhe më tej. Opozita në Shqipëri është 10 fish më e madhe se ajo që pamë sot në rrugë. Shqipëria ka më shumë opozitarizëm të cilën unë se shoh ta adresojë ose ta drejtojë. Dhe këtë duhet të rregullojë këtë mendësi.”- tha Leonard Karaj

Sipas Fabian Topollajt, problemi më i madh i PD-së nuk janë mungesat e protestës, por zgjedhjet, gjë që protestat me ndasitë e mëdha në kampin demokrat do të sillnin vetëm një përçarje edhe më të madhe.

“Kjo protestë nuk arriti asnjë rezultat, sepse problemi i opozitës janë zgjedhje. Ne se kemi mundur dot Ramën edhe kur kemi qenë bashkë, imagjino tani që protesta të na çojë në një ndarje më të madhe. Edhe kauza është në gjykimin tim problematike. Ngjarje e rëndë por opozita nuk e shfrytëzon dot, sepse udhëhiqet nga një mendësi si Rama.”- tha Fabian Topollaj

Kujtojmë se protesta e 11 shkurtit të Berishës u thirr për të rreaguar ndaj skandalit të pretenduar të agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, akuzat e së cilit, opozita ja ka kaluar edhe Edi Ramës. Jo më shumë se 10 mijë vetë i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar kundër asaj që opozita e konsideroi si skandalin e shekullit, më të rëndin në historinë e vendit dhe për të cilin kishte thirrur 100 mijë vetë për të nisur ‘betejën pa kthim’. Pamjet e siguruara nga Report Tv me dron treguan një grumbull protestuesish pranë podiumit të instaluar para Kryeministrisë dhe disa qindra të shpërndarë metrave të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia