Ajo ka surprizuar dhe mahnitur jurinë me interpretimin e kësaj kënge në këtë festival për fëmijë dhe ka bërë që i gjithë publiku të shpërthejë në duartokitje.
Videoja është publikuar menjëherë në “You Tube”, e më pas është shpërndarë masivisht edhe në faqe të tjera në rrjetet sociale.
Ndërkohë, theksojmë se Rona Nishliu me këngën “Suus”, ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës (Eurosong), në vitin 2012 dhe u rendit në vendin e 5-të. Kënga u pëlqye shumë çka solli edhe këtë renditje.
