Udhëtim me biçikletë nga Prishtina në Sarandë për nxënësit e Thethit. Me këtë kauzë të ngarkuar mbi supe 11 vjeçari nga Kosova, Fresk Sylhasi ndërmori turin e tij në këto ditë të nxehta korriku.
 
Një vit më parë djaloshi nga Kosova së bashku me familjen e tij kishte vizituar fshatin e Thethit. Në këtë udhëtim ai kishte parë shkollën 9 vjecare dhe u alarmua nga gjendja në të cilën ndodheshin bashkëmoshatarët e tij. Klasa të zbrazura, dritare pa xhama, pa ngrohje dhe një godine të rrënuar, ishin ato që pa Fresku.
 
Vogëlushi i vuri qëllim vetes se ai mund të ndryshonte sado pak gjendjen e për këtë mendoi për një maratonë nga Prishtina në Sarandë ku të mund të mblidhte fonde në një llogari të hapur për kauzën e tij, për të ndryshuar fytyrën e kësaj shkolle.
 
E kështu ai u nis nga Prishtina i shoqëruar nga babi tij Veton Sylhasi. A1 Report ne mbështetje të kauzën e djaloshit 11 vjeçar, ka ndjekur rrugëtimin e tij. Kamera e A1Report iu bashkua udhëtimit në Kukës, teksa ai kishte kaluar në pikën kufitare të Morinës.

Sikurse shihet udhëtimi ka vajtuar mire dhe rrugës kauzës së Freskut i janë bashkuar edhe të rinj të tjerë dhe bashkemoshatare.

11 vjecari

Lezhë
Miloti ishte ndalesa e radhës e skicuar edhe në hartën e bërë nga Fresku e të cilën e mban mbi shpinë. Pasi ka përshkuar 90 km rrugën e Kombit Fresku thotë se udhëtimi i ditës ka qenë mjaft i vështirë dhe i lodhshëm, kjo përshkak të erës së fortë që ka shoqëruar.
 
Fier
Babë e bir mbërrijnë në Fier 13 korrik rreth orës 16:00 e duket se rruga për të finalizuar kauzën e tij po shkon drejt fundit. Qytetarë të Fierit mbështetën kauzën e tij, duke dhuruar në llogarinë e hapur një shumë parash për rindërtimin e shkollës së Thethit.

Vlorë
Një pushim të shkurtër 11 vjecari e bëri në Llogara, ku shprehet inkurajues. Fresku beson se të gjithë fëmijët duhet të jenë të barabartë.
 
Sarandë
Pasditen e 15 korrikut aventura e adoleshentit nga Prishtina u përmbush me sukses. Ai përshkroi 500 km me bicikletë dhe është vetëm 11 vjec.

Ai arriti të mbledhë afërsisht 1000 euro të cilat do të shkojë për mjete mësimore për shkollën e Thethit.
 
I lumtur për këtë sfidë të realizuar është edhe babai i Freskut, duke ndjere krenari për vogëlushin e tij guximtar
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)