11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS/ Deputetët e rinj kërkesë për interpelancë me ministrinë e Jashtme

11-vjeçari shqiptar në kampin e ISIS/ Deputetët e rinj kërkesë për interpelancë me ministrinë e Jashtme

Deputetët e rinj të opozitës shqiptare në Kuvend kanë bërë një kërkesë për interpelancë urgjencë  me ministrinë e Jashtme, për të shpjeguar lidhur m rastin e djalit 11 vjeçar, Alvin Berisha që ndodhet ende i vetëm në kampin Al Haël në Siri, (kufi me Turqinë).

Kërkesa për këtë interpelancë u kërkua nga deputeti Andi Përmeti dhe është firmosur nga 7 deputetë të tjerë, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa.

Ndërkohë  në një lidhje telefonike për Report Tv, deputeti Andi Përmeti ka bërë të ditur se në kërkesën e tyre nuk është cituar nëse duhet të vijë Rama si ministër i Jashtëm apo Gent Cakaj i deleguari në detyrë si ministër i Jashtëm. Kjo sipas Përmetit pasi mund të zgjedhin në mes tyre se kush do të paraqitet në interpelancë.

Deklarata e plotë e Përmetit:

Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt:

"Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise."

Rasti i bere publik nga emisioni italian "Le Iene", ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes.

Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen.

Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time."

Ndërkohë Afrim Berisha babai i vogëlushit thotë se institucionet shqiptare po bëjnë çmos për djalin e tij, të cilin ai e gjeti në Siri përmes emisionit investigues italian 'Le iene" por që nuk mundi ta nxjerrë dot nga kampi që është nën pushtet kurd. Afrim Berisha thotë se me kontaktet që ka në kampin Al Hawl, Alvini ndodhet sërish aty.


/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë