TIRANË- Festimet për 28 nëntorin kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skëndërbej’. Si asnjëherë tjetër në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta, për të ndjekur spektaklin e yllit botëror në këtë ditë të shënjuar për shqiptarët. Pamjet me dron që sjell Shqiptarja.com tregojnë pjesëmarrjen e një numri të lartë të qytetarëve duke mbushur çdo cep të sheshit.

Koncerti nisi rreth orës 19:00, me një performancë të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, ku në kor me të pranishmit kënduan këngën ‘kuqezi’ duke krijuar një atmosferë elektrizuese, kryefjalë e së cilët kanë qenë padyshim notat patriotike.

Më pas, në skenë ka mbërritur Dua Lipa e cila ka zgjedhur pikërisht Tiranën, kryeqytetin shqiptar dhe 28 nëntorin për të përfunduar turin e saj ‘Future Nostalgia’. E veshur si një ‘xixëllonjë’ sigurisht nuk mund të mungonte edhe simboli i shqiponjës nga ana e Duas që rrëmbeu duartrokitjet e mijërave qytetarëve në shesh.  Gjatë koncertit, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Ky është shou  94-për Dua Lipën në kuadër të turit të saj botëror, që zgjodhi ta mbyllte pikërisht në atdheun e saj.

Video nga performanca e Dua Lipës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Dua Lipa përfundon koncertin në Tiranë, spektakël fishekzjarrësh në kryeqytet (VIDEO)

 

Në përfundim të performancën së këngëtares me famë botërore, u dhurua edhe një spektakël me fishekzjarre. Report Tv sjell video nga momenti final i koncertit.

Ora 22:25
FOTOLAJM/ Koncerti madhështor në sheshin “Skënderbej”, Dua Lipa mbledh mijëra njerëz për të festuar

1669670614_finalprojekt.00060315.Still001.jpg

Mijëra njerëz kanë “zbarkuar” në sheshin ‘Skënderbej’ për të ndjekur nga afër, yllin e muzikës Pop, Dua Lipa. Siç duket edhe nga fotoja, një numër shumë i madh qytetarësh janë duke festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nën tingujt e këngëtares më të dashur për ne dhe gjithë botën.