110- vjetori i Pavarësisë/ Gazetari nga Kosova për Report Tv: Ka vend për reflektim, në Preshevë merret gjobë kur valëvitet flamuri komb

Dita e Flamurit, festa në dy anët e kufirit, problemet e shqiptarëve në Ballkan por edhe mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve në Tiranë ishin në qendër të intervistës që dha për Report Tv analisti dhe gazetari nga Kosova, Gazmir Raci.

Në bashkëbisedimin me gazetarët e ‘Sot live në Shqipëri’, Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri, Raci thotë se në këtë 110-vjetor, Shqipëria dhe Kosova duhet të flasin për bashkëpunime konkrete në praktikë pasi pjesa më e madhe e nënshkrimeve në letër sipas tij nuk implementohen.

Ai thotë se dy shtetet duhet të flasin për marrëdhënie të ngushta jo vetëm shpirtërorë, por duhen ato ekonomike.

“Më 27 nëntor, Kosova u përgatit për Festën e Flamurit dhe Ditën e Ushtrisë së Kosovës, ku të gjitha kazermat ishin të hapura, madje ishte  edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kuvendi i Kosovës ynë ishte në Tiranë dje. Unë e pash me një sy kritik takimin e përbashkët. Mendoj që e  kemi kaluar fazën e euforisë dhe është koha për punë konkretë. Do ishte mirë të bënin një bilanc. Janë diku 100 marrëveshje por në praktikë shumë pak po implementohen”, thotë në intervistën për Report Tv opinionisti nga Kosova.

I pyetur nga gazetarët e Report Tv mbi atmosferën festive në Kosovë dhe opinion e tij mbi ngjarjen e fundit, ku 3 të rinj alpinistë kanë valëvitur flamurin në majën e Bistricës, Gazmir Raci është shprehur se është lajmi i bukur, por duhet të kthejmë sytë të gjithë nga Presheva.

“Pa Shqipëri, s’ka Kosovë dhe anasjelltas, por këto  nuk duhet të na mbesin vetëm në folklor, por duhet të jetësohen në praktik. Bashkimi shpirtëror është i rëndësishëm, por duhet të ketë edhe bashkim ekonomik. Në aspektin ekonomik, Serbia ende ka kontroll në tregun e Kosovës dhe kjo duhet të ishte shqetësuese për Shqipërinë. Ka disa ndryshime, por minimale. Dje në Pejë po vinin turistë shqiptar dhe nuk ndodh, sepse zakonisht kosovarët shkojnë në Shqipëri

Përsa i përket 3 alpinistëve, unë mendoj se lufta e Kosovës dhe mikpritja e shqiptarëve e rikthejnë një lidhje të shkëputur nga ju prej regjimit komunist dhe tani prej partive politike, por mbi të gjitha lidhja shpirtërore qëndron dhe duhet t’i fuqizojmë. Ka lajme pozitive, por ka ende probleme”, vijoi ai.

Raci foli edhe për situatën e shqiptarëve në vendet e ndryshme në Ballkan dhe tha se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut ka një përmirësim të ndjeshëm por në Presheva të drejtat e shqiptarëve po shkelen.

“Ishte hera e parë në Mal të Zi të kemi një kryeministër shqiptar dhe ardhja e tij në pushtet në Mal të Zi pati kthesë në histori, por kemi ende shqiptar në Preshevë që kanë probleme.  Edhe sot është vendosur flamuri, në ndërtesën e bashkisë dhe është e jashtëligjshme. Shteti serb do e dënoi me gjobë. Këtu, Shqipëria duhet të ndërhyjë dhe të komunikojë me shtetin serb. Nuk mund të kemi standarde të dyfishta dhe mirëpres që kjo festë të reflektojë që duhet t’i qasemi më shumë Preshevës se ende nuk kanë të drejtë të vendosin flamurin kombëtar. Ka disa vite që kryetari i komunës së Preshevës dënohet më gjobë dhe i mohohet kjo e drejtë themelore”, -përfundon opinionit Gazmir Raci për Report TV.

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 28/11/2022 19:38

    I gjobit vllau Vucic i Edvin shkjaut shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal