Pasojat e sulmit izraelit në Al-Mazraa në Beirut. 

Bilanci i viktimave në Liban është rritur ndjeshëm. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, 112 persona kanë humbur jetën dhe 837 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite të së mërkurës.

Sulmet kanë goditur zona të banuara në zemër të Beirut, periferitë jugore, si dhe pjesë të jugut dhe lindjes së vendit.

Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se ka shënjestruar “qindra” anëtarë të Hezbollahut gjatë këtyre operacioneve.

Ajo që është e qartë sipas mediave të huaja është se marrëveshja mes Amerikës dhe Iran nuk ndikon në operacionet ushtarake izraelite në Liban, pavarësisht deklaratave të mëparshme nga Pakistani si ndërmjetës.


Lajmi kryesor:

Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik, Pasdaranët ‘tërbohen’ pas sulmeve të Izraelit në Bejrut: Anijet që kalojnë Hormuzin pa leje do të shkatërrohen