112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda, duke kujtuar dëshmorët e Policisë së Shtetit
Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, mori pjesë sot (13 Janar) në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprën e efektivëve të rënë në krye të detyrës. I pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe familjarë të efektivëve dëshmorë.
Kryepolici vendosi kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.
Drejtori i Përgjithshëm ka përshëndetur familjarët e dëshmorëve dhe shprehu mirënjohje për veprën e tyre sublime, që theksoi se “është frymëzim për të gjithë brezat”
“Dera e Policisë së Shtetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, në veçanti për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë”, tha ai.
Proda u shpreh se puna e çdo punonjësi policie ‘mbart brenda saj sakrificën e qindra Dëshmorëve, detyrimin e të gjithë atyre që duan dhe zbatojnë ligjin, që të përkrahin Policinë, në luftën e pandërprerë me të keqen dhe krimin’.
Gjatë ceremonisë përkujtimore, në Memorialin e Dëshmorëve të Policisë vendosën lule edhe Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, për të nderuar kujtimin e tyre.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
52.8%
-
Gabon
44.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 9575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta te Kryeministria, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha shkon në zyrë 20 minuta para tubimit
8 Shkurt, 16:57
-
Protesta e opozitës/ Kapsolla drejt Kryeministrisë, harrohet 'qeveria teknike'! Berisha: Trump ia preu kokën gjarprit Soros, do e bëjmë dhe ne! Meta sulmon Dumanin
8 Shkurt, 08:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha mbledh prefektët e qarqeve në Gjirokastër: Merrni masa për mbarëvajtjen e procesit, janë hartuar planet
7 Shkurt, 15:31
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Prokurori Çela takim me kryepolicin Proda: Masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore
5 Shkurt, 12:45
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së takim me ministrin Hoxha: Strukturat tona, të angazhuara për procesin elektoral të 11 majit
4 Shkurt, 14:10
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
Proda takim me kryetarin e Prezencës së OSBE-së: Prioritet trajnimi i policisë në zgjedhje
3 Shkurt, 16:31
-
Policia bën bilancin për Janarin/ 121 operacione të realizuara, u sekuestruan 100 kg kanabis! 715 të arrestuar
3 Shkurt, 12:08
-
Analizat vjetore të punës së strukturave policore në Vlorë e Fier, Proda: Cilido që cenon imazhin e Policisë do të largohet menjëherë nga radhët e saj
1 Shkurt, 16:57
-
Aksidentuan dy këmbësorët dhe tapë në timon, AMP arreston 2 efektivët (EMRAT)
31 Janar, 14:42