Qyteti i Vlorës u ndriçua sot në mbrëmje nga një spektakël dronësh në ditën e pavarisë së vendit. 

Qindra qytetarë ndoqën nga afër performancën e dronëve që krijuan figura dhe efekte të larmishme në qiell, duke sjellë emocion dhe magji në qytetin bregdetar.

Në pamje u shfaqen figura si shqiponja dykrenare, si edhe '113 vite pavarësi' dhe 'Gëzuar Shqipëri'.


Lajmi kryesor:

Flamuj kuq e zi, spektakël dronësh e fishekzjarrësh, Vlora mbyll festimet e 28 nëntorit me koncert, qytetarët mbushin bulevardin e qytetit