113-vjetori i lindjes së Mitrush Kutelit, botohen “Vargjet e Përzjera”

Shënimet e Mitrush Kutelit botohen të plota në kujdesin e së bijës Atalanta Pasko në një libër, “Vargje të përzjera”. Në 113-vjetorin e tij të lindjes, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit, përmes studiuesve të letrave shqipe na njeh me veprën e Kutelit, si poet dhe prozator,  i cili pasuroi gjuhën shqipe.

“Mendoj se ditëlindjet e shkrimtarëve janë ngjarje për kulturat që i kanë. Prandaj, ditëlindja e një shkrimtari si Kuteli është ngjarje e jashtëzakonshme, për të kujtuar pasurinë e çmuar që ai i ka bërë gjuhës sonë”, thotë drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

“Libri ka vargje të botuara edhe të pabotuara. Titulli është zgjedh nga vet ai, kur u mendua që të bëhej në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”.  Nga ‘Poemi Kosovar’, deri tek “Ankthe dhe vegime”, e “Vargje të pambaruara”, thotë vajza e Kutelit, Pasko.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Studiuesi Kristaq Jorgo ngre pyetjen që Kuteli ka shtruar në të gjallë të tij, Kuteli: A do të më kuptoi njeri pas vdekjes?

“A do të më kuptoj njeri pas vdekjes? Le të përqendrohemi në këtë pyetje dramatike? Nuk thotë: A më kanë kuptuar? Por a më kanë kuptuar? Nuk thotë a do të më kujtojnë menjëherë? Por ndonjëherë? Nuk thotë në jetë, a do të më kuptojnë, por pas vdekjes njeri? Ky dyshim dramatik, për të mos thënë tragjik, mund të shpjegohet, ose ajo ccka bërë ai është shumë e rëndë për t’u kuptuar apo pranuar, apo ka një mungesë të rëndë në rrethin që e ka bërë atë. Ose që të dyja këto mundësi janë të vërteta”, shprehet studiuesi Kristaq Jorgo.

Studiuesi edhe autorë i dy teksteve për Kutelin, Behar Gjoka, shprehet se dhunimi i këtij prozatori ka vijuar edhe pas viteve ’90.

“Ai nuk është thjesht Kuteli i teksteve në poezi edhe prozë, por është dhe marrëdhënia jonë. Unë konstatoj, se njohësit e tij, deri tani janë rrekur të zbulojnë shumëçka tek Kuteli, sepse ai ka shumë shtresa gjuhësore, letrare edhe filozofike. S’mjafton didaktika në shkollë, por sa kam kuptuar dhe parë, është ajo që ka ndodh me të edhe në këto vite, se si vazhdoi dhunimi. Kutelin së gjalli se lanë gjallë, edhe së vdekmi se lanë gjallë”, thotë Behar Gjoka.

Aktiviteti u zhvillua në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë