Panairi i Lajpcigut/ Përkthyesi gjerman: Kadare parashikoi tensionet e sotme botërore

Panairi i Lajpcigut/ Përkthyesi gjerman: Kadare parashikoi tensionet e sotme botërore

Moment nga Panairi i Librit në Lajpcig, ku u diskutua për shkrimtarin Ismail Kadare

Në Panairin e Librit në Lajpcig një tryezë diskutimi-homazh iu kushtua njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë, Ismail Kadaresë.

Kadareja është një simbol i letërsisë shqiptare dhe një autor që ka bërë të mundur që Shqipëria të ketë një vend të merituar në letërsinë botërore.

Në këtë tryezë, ku i pranishëm ishte përkthyesi i Kadaresë në gjermanisht, Joachim Rohm, dhe ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, Alda Bardhyli, Mimoza Ahmeti, u diskutua për ndikimin e Kadaresë në letërsinë botërore, mënyrën se si veprat e tij trajtojnë temat e pushtetit, historisë dhe lirisë, si dhe rolin e tij si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Përkthyesi Joachim Rohm u shpreh që Kadare ka parashikuar tensionet e sotme botërore.

Ndër të tjera, ai vlerësoi veprën “Kur sunduesit grinden” (A Dictator Calls) e cila është botuar në gjermanisht nga shtëpia e njohur botuese “S. Fischer Verlage”, dhe tanimë pjesë e librarisë së njohur “Georg-Büchner-Buchhandlung”.

“Kjo vepër e shkrimtarit Ismail Kadare është pasqyra më e mirë e historisë, arkivës së saj dhe raportit mes politikës dhe artit në çdo kohë. Kadare, si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë moderne, e ka trajtuar shpesh temën e tiranisë dhe artit, por me këtë vepër të re, ai na sjell një tjetër rrëfim brilant”.

Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, e vlerësoi figurën e Kadaresë dhe u shpreh se kjo vepër nuk është thjesht një libër mbi një telefonatë, por një reflektim i thellë mbi pushtetin, artin dhe frikën.

“Është një vepër që na tregon se edhe në errësirën më të madhe, fjala dhe mendimi mbeten forcat më të mëdha të rezistencës”, shprehet Adia Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani.

Romani “Kur sunduesit grinden” nga Ismail Kadare rrëfen një histori magjepsëse të pushtetit dhe strukturave politike, të marrëdhënieve midis shkrimtarëve dhe tiranisë.

Në tryezën me temë “Letërsia dhe gjeopolitika” gjithashtu u vu në pah sesi mesazhet e tij mbeten aktuale dhe të rëndësishme për botën e sotme.

Vepra e Kadaresë, e përkthyer në shumë gjuhë dhe e studiuar në universitete të ndryshme të botës, ka ndriçuar aspekte të historisë, politikës dhe shpirtit njerëzor me një stil të pakrahasueshëm.

Pse është ky libër i rëndësishëm sot?

“Historia e Pasternakut dhe Stalin-it nuk është thjesht një kujtim nga e kaluara. Edhe sot, në shumë vende të botës, fjala e lirë sfidohet, letërsia përballet me censurë, dhe shkrimtarët janë ende të rrezikuar për atë që shkruajnë. Ky libër na fton të reflektojmë mbi këto sfida dhe mbi përgjegjësinë që kemi si lexues, si krijues dhe si qytetarë të një bote që ende lufton me hijet e së kaluarës”, u shpreh Alda Bardhyli.

Kadare, si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë moderne, e ka trajtuar shpesh temën e tiranisë dhe artit, qoftë në "Pallati i ëndrrave", qoftë në "Dimri i vetmisë së madhe", dhe sot, me këtë vepër të re, ai na sjell një tjetër rrëfim brilant që na sfidon të mendojmë dhe të mos harrojmë.

Panairi i Librit në Lajpcig hapi siparin dje dhe stenda e Shqipërisë ka tërhequr lexues të shumtë.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un