115 vjet pa poetin, fisi i çuditshëm
 ku u lind dhe u rrit Zef Serembe

115 vjet pa poetin, fisi i çuditshëm<br /> ku u lind dhe u rrit Zef Serembe
TIRANË - Në gjurmët e Serembes: Rrëfenja, dëshmi dhe fakte mbi një personazh të pazakontë, një burrë të veçantë, një poet të madh lirik dhe një dashnor pasionant…

Kam zbritur në Kalabri dhe kam ardhur në trevën e njohur të muzës arbëreshe, në të djathtë të lumit Krati. Një peizazh mesdhetar, me reliev të thyer, me kodra, ku ngrihen krah njëri-tjetrit katundet Maqi, Strigari, Mbusati … Janë viset nga dolën De Rada, Serembjeja, Variboba. Që të tre linden e u rritën nën dritën e hijen e këtyre kodrave.

Mendoj këto dhe, ndërsa vështrimi më hapërdahet rreth e rrotull, më bëhet se tingëllojnë zërat e harpës arbëreshe.
Është një pasdite e kuqërremtë vjeshte, e heshtur disi e menduar. Koha më e pafajshme e ditës, siç do ta quante poeti, kur dita zë e mpaket dhe hapësirat nuk  e kanë më transparencën e parë. Zërat sikur marrin një kumbim joshës. Vërtet. Gjuha jonë në këto vende të huaja ka rrokëzuar këngë, këngë nga më të bukurat?

 Prapa kemi lënë Maqin dhe vemi për në Strigar. Këto dy katunde janë fare afër, aq sa nga larg, dritaret duken sikur i kanë përballë. Diku në një kthesë të rrugës, rrëzë kodrës, poshtë së cilës hapet gryka e një honi, shohim rrënojat e mullirit të De Radës. Ndizet rishtas biseda për poetin. Kuptojmë se ai ishte nip në Strigar dhe që i vogël shkonte shpesh tek e gjyshja nga nëna. Këtu, më vonë, do të niste të mblidhte të parat këngë popullore. I pat dëgjuar nga një plakë arbëreshe. Ia përmendim dhe emrin, Tortoshlja ia thoshin. Ajo ia këndoi këngët për Milo Shinin, për Dede Skurën, për Rado Vanin, që poeti i ri i botoi pastaj në libër.

Redaksia Online
(E.Ç/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç