117 vjetori i Lasgushit,Rama: Penda
e tij, ktheu fjalën në shkëndijë yjore

117 vjetori i Lasgushit,Rama: Penda<br />e tij, ktheu fjalën në shkëndijë yjore
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 117 vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit shqiptar Lasgush Poradeci (Llazar Gusho). 

Në rubrikën Amarcord në Facebook, Rama thekson kontributin e Lasgushit në pasurimin e gjuhës shqiptare, ndërsa thekson se me pendën e tij magjike, e ktheu fjalën në shkëndijë të një zjarri yjor. 

Postimi i Ramës: 
117 vjet pasi erdhi në këtë botë së bashku me yllin e tij ndriçues, Lasgushi mbetet dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe, në meandrat e një letërsie shkruar "dashurimisht", mund të arrijë në nivele hyjnore të parrokshme prej mendjeve të zakonshme dhe njëkohësisht të prekshme për të zakonshmit.

Si në një pikturë të famshme të William Blake, Lasgushi i madh shfaqet edhe sot si i "Moçmi i Kohërave" i cili e prek fjalën me pendën e tij të magjishme duke e kthyer në shkëndijën e një zjarri yjor.

lasgush poradeci

Lasgush Poradeci (27 December 1899 – 12 November 1987)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre