12 arsye përse duhet
të shikoni  filmin “Bota”

12 arsye përse duhet<br />të shikoni  filmin “Bota”
Përse duhet të shoh një film shqiptar? Zakonisht kjo tingëllon si një pyetje retorike e paraprirë nga një fjali e tipit “filmat shqiptarë janë kot”. Kur nuk është një pyetje retorike është pak a shumë si të pyesësh veten se përse duhet të shkosh në kinema kur mund të shohësh filma në një ekran televizori gjigand. Këtu fillojnë dhe renditen në dy grupe pro-të dhe kundër-at e çdo zgjedhjeje.

Duke iu kthyer pyetjes së parë do të desha ta riformuloja në këtë formë? Përse duhet ta shoh filmin “Bota”? E meqënëse filmat shqiptarë më shumë kanë kundra sesa pro, këtë here po ju rendis 12 arsye se përse duhet të shihni filmin“Bota”.
 
filmi beta

1. Ndryshe nga sa mund të jetë ndjerë, folur apo gjykuar që filmat shqiptarë për nga trajtimi I dramave tingëllojnë si një trauma më vete, “Bota” është një dramë që nuk të çon në përfundime pseudomadhore, por qëndron në historinë dhe fatin e njeriut.Është historia e një vajze të rrethuar nga gënjeshtra dhe mashtrime, e detyruar të punojë kur fare mire mund të plotësonte ëndrrën e saj me para të cilat as që nuk e di se i zotëron. Në fund kupton që Bota e saj është vetëm një cep I Botës së vërtetë dhe merr vendimin për të gjetur drejtimin e duhur të jetës.
 
2. Për ata që kanë mall për një lojë të mire aktorësh, duhet të thënë se “Bota”ia vlen të shihet. Pa asnjë gjurmë teatraliteti!Të gjithë janë shumë të mire në rolet e tyre!Duhet ta shihni filmin sepse Artur Gorishti rikthehet pas shumë vitesh në kinema. Loja e tij nuk vihet në diskutim.
 
3. Dy aktoret protagonist ia vlen t’i shihni. Për faktin se janë të reja, por edhe për nga vërtetësia e interpretimit të tyre. Arrij të mbaj mend më mire emrat e personazheve më shumë sesa emrat e vërtetë. Në film janë Juli dhe Nora; në jetë, akoma i ngatërroj se cila është Fjoralbadh e cila është Flonja.
 
4. Nuk duhet humbur loja e Tinka Kurtit e cila në çdo performance është një botë më vete. Roli i saj më kujtoi paksa plakën e vetmuar të filmit “Gjenerali I ushtrisë së vdekur”.
 
 
5. Luca Lionello është aktori i huaj i këtij filmi shqiptar, por që me një rol periferik, ia ka dale të dhurojë një xhevahir të vogël. Dhe kur bëhet fjalë për një xhevahir, përmasat nuk kanë shumë rëndësi. Për ata që e kanë adhuruar tek filmi “Pasioni i Krishtit”, ia vlen ta shohin në një film shqiptar dhe në rolin e një sipërmarrësi italian.
 
6.Nëse keni mall për të pare një flirt në filma shqiptarë, mos e humbni “Botën”! Lindja e një ndjenje mes Milit dhe Julit, është kaq e vërtetë se mund të përfshiheni dhe të doni që filmi të vijojë e të na tregojë më gjatë për këtë çift, edhe pse fundi I kësaj historie mund të dihet lehtë. Përjetimi I emocioneve është kaq I bukur sa nuk dëshiron të mbarojë. Aktori Alban Ujkaj është një magji më vete,në një rol dytësor ku vështirë se mund të shkëlqesh!Albani ia ka dalë!
 
7. Muzika është gjetje!Këngë të vjetra të Anita Takes dhe Rudolf Stambollës, shoqërojnë personazhet e një tjetër bote. Këngë thuajse të panjohura që nuk beson dot se ekzistojnë akoma. Një kolonë zanore tepër e vecantë!Një zbulim I vërtetë ndoshta edhe për vetë këngëtarët. Pas filmit do të pyesni ku mund t’I gjeni këto këngë!
 
8 Filmi ka një nga vetitë më të çmuara të artit; tingëllon I vërtetë! Është sfida më e madhe e filmave shqiptarë!Skena si festa me fishekzjarre në mes të kënetës, sfidojnë logjikën dhe ftojnë fantazinë e emocionet të shoqërojnë disa minuta që I ndjen thjesht të natyrshme pa e vrarë mendjen nëse ka mundësi që të ketë ndodhur vërtet. Më poetikja, një poezi që nuk lodhesh së shijuari është skena e Norës që kërcen në mes të “shkretëtirës”kënetore. Edhe pa muzikë në sfond është një art më vete! Nuk do të reshtja së pari filmin qoftë edhe për atë skenë! Më “ngop” shpirtin!Gjithashtu fotografia e filmit është e spikatur dhe ka sjellë në ekranin e madh një ambjent tërësisht të panjohur edhe për vetë shqiptarët!
 
9. Ky është një film që pasi e ke pare në kinema mund të dalësh i qetë dhe të bisedosh rreth tij, pa u ndjerë i stresuar nga fakti se është një film me temë nga ditët tona. Ditët tona në atë “Botë” të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit nuk rëndojnë si në filma të tjerë, përkundrazi vijnë natyrshëm dhe ky është i treti film shqiptar mes atyre që kam parë deri më sot,që arrin të jetë i tillë.
 
10.Filmi ka fituar çmimin e kritikës dhe të publikut në Reykjavik International Film Festival. Janë të rrallë filmat që ia dalin të bëjnë në një mendje publikun dhe kritikën dhe këtë e di gjithë bota.
 
11. Nuk qëndron në këtë rast argumenti se të huajt e pëlqejnë filmin sepse Shqipëria trajtohet thuajse si një vend paradoksesh, si një vend i prapambetur në zemër të Europës e të tjera si këto. “Bota” është kaq e thjeshtë dhe minimaliste sa mjafton të shohësh minutat e para për ta kuptuar. Nëse jeni kritikë, duhet thënë se “Bota” ia ka dale të konkurrojë suksesshëm në shumë festivale, duke filluar nga Karlovy Vari ku u shfaq premierë botërore dhe u nderua me çmimin FEDEORA. Në recensat e huaja vihet re vetëm vlerësimi artistic dhe aspak çudia për një botë ekzotike që u zbulua nga filmi.
 
12. Regjisori i njohur F. Coppola thotë se një film i arrirë bën që të mos i bien në sy të metat. Kjo të çon automatikisht në pohimin se nuk ka një vepër artistike pa të meta, por kur arritjet peshojnë më shumë, pak vend mbetet për gjërat nuk shkojnë. Kur të shihni filmin do ta kujtoni Coppolën. Unë them hyni në kinema Millennium më mirë me këtë shprehjetë Coppola-s sesa me paragjykimin: “Eshtë veçse një film tjetër shqiptar”.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi