WASHINGTON- Dymbëdhjetë fitues të çmimit Nobel për Paqen i kanë shkruar një letër të hapur Presidentit amerikan, Barak Obama, duke kërkuar që ky i fundit të bëjë publike një raport të Senatit mbi përdorimin e torturës të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA). Nobelistët kërkojnë specifikisht që opinioni publik të njihet me fatin dhe torturat që janë përdorur ndaj të burgosurve për terrorizëm, pas sulmeve të 11 Shtatorit.
"Kur udhëheqësit e një kombi falin, madje dhe urdhërojnë torturën, ai komb e ka humbur rrugën e tij"- shkruhet në letrën e hapur të nobelistëve, e publikuar këtë të të dielë.
Aktivistët e shquar të paqes i kërkojë presidentit të SHBA-ve "zbulimin e plotë, për popullin amerikan, mbi shtrirjen dhe përdorimin e torturës nga ana e ushtarëve amerikanë, operativë dhe kontraktorë, si dhe autorizimin e torturës dhe interpretimin e saj nga ana e zyrtarëve amerikanë."
Gjithashtu, në letër, nobelistë kërkojnë nga administrata Obama që të specifikohen qartë etapat për të mbyllur burgun e Guantanamos në Kubë, sëbashku me “Vendodhjet e zeza" ndërkombëtare të SHBA (burgjet sekrete të CIA-s, jashtë shtetit, ku forcat amerikane kanë kryer tortura).
Vetë Komiteti i Senatit amerikan për shërbimet sekrete ka përpiluar një raport prej 6000 faqesh mbi përdorimin e torturës nga ana e CIA-s, pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001. Ndërsa qysh prej dy vitesh aktivistë për të drejtat e njeriut janë duke i kërkuar Qeverisë amerikane të bëj publik këtë raport.
Letra e hapur, drejtuar Presidentit Obama, është nënshkruar nga José Ramos - Horta, Kryepeshkopi Desmond Tutu, FW de Klerk, Leymah Gbowee, Muhamed Junus, John Hume, Peshkopi Carlos X. Bellopojws, Betty Williams, Adolfo Perez Esquivel, Jody Williams, Oscar Arias Sanchez dhe Muhamed El Baradei.

(Në foto: 12 nobelistët që nënshkruan letrën)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com