12 gjërat që i di vetëm një mama që po rrit djem

12 gjërat që i di vetëm një mama që po rrit djem

Foto ilustruese

 Të jesh nënë është një gjë e vështirë, por të jesh vetëm nënë djemsh do të të vështirësohet jeta po aq sa do të të bëhet më e bukur. Një djalë di të jetë çapkën, di të bëhet agresiv, por edhe të qajë gjithashtu pasi edhe djemtë kanë ndjenja. Kalli Verbecky është një blogere e cila ka përmbledhur shkurtimisht disa gjëra që i dinë vetëm nënat e djemve.

Shkrimi i plotë

Zoti më ka bekuar me tre djem. Po, unë si mama djemsh nuk jam e sigurt se çfarë do të bëja me një vajzë, por di plot gjëra se si është të rritësh djem. Rritja e fëmijëve të një gjinie paraqitet me disa tipare unike dhe unë jam e sigurt se edhe nënat e tjera që janë në të njëjtën varkë si unë do ta dëshmojnë këtë. Në 7 vitet e mia, si nënë e tre djemve, unë kam mbledhur disa mësime të cilat do të doja për ti diskutuar së bashku për të gjitha mamat e  tjera që  e gjejnë veten në të njëjtën barkë:

# 1. Bërja e çiçit kudo dhe  gjithë kohës. Ndonjëherë ai në fakt e bën në tualet, por më shpesh në perden e dushit? Po. Dhe në dysheme? PO. Murin e banjos po aq shumë…ehh dhe mbi mua? Më shpesh se sa ju do të mendoni. Çiçi është steril kam dëgjuar, le të lutemi për këtë…

# 2. Bëhuni gati që të keni “dëshmitarë” ushqimi kudo ku ulën djemtë tuaj nëpër shtëpi. Gjithkund…edhe në jastëkun tuaj, divan, tavolinë kuzhine, asgjë nuk është e shenjtë. Dikush të më ndihmojë. Kjo lloj sjelljeje do të përmirësohet kur ata të rriten dhe pak apo unë duhet të gjejë një vend diku tjetër për të jetuar.

# 3. Nuk do të ketë gjak, por do të ketë lot… shumë lot. Djemtë kanë ndjenja gjithashtu, madje kanë shumë ndjenja…

# 4. Është krejtësisht normale për djemtë e mi që zgjidhjen e një problemi ose debati e e gjejnë duke shtyrë ose u kacafytur me njëri-tjetrin dhe pastaj qajnë pak. Zakonisht merr fund zënka pas kësaj dhe ata vazhdojnë të luajnë si më parë. Shumicën e kohës unë në fakt e vlerësoj këtë strategji për zgjidhjen e problemit dhe kam menduar që ta bëj pjesë të jetës time si e rritur.

# 5. Si një nënë  djemsh ju do të jeni e detyruar të silleni sikur ua ndjen shumë për gjëra të tilla si “Poëer Rangers” dhe gjithë dinastinë e Rangers e cila është shumë e madhe. Shtoni kësaj dhe heronjtë, Breshka Ninxha, dhe çdo ninxha tjetër i bezdisshëm dhe tërësisht joreal ose betejat e karikaturave, robotëve, brejtësve ose breshkave të një madhësie të pazakontë. O zot mos harroni bisedat pa fund për Spiderman dhe Superman…

# 6. Gazrat e tyre gjithmonë do t’ju bëjnë për të qeshur… Gjithmonë…

# 7. Harrojini lodrat e shtrenjta, asgjë nuk bën për argëtim më mirë se një grumbull rrangullinash.

# 8. Nuk ka rëndësi se çfarë marke ia blini xhinset, ato do të kenë vrima menjëherë ose herën e dytë nëse si keni vënë re…

# 9. Nëse jeni si unë dhe  nuk mund ti besoni gërshërës tuaj duhet të jeni të përgatitura për të shpenzuar një pasuri të vogël në  prerje flokësh çdo muaj…do të hiqni ca lekë mënjanë nga buxheti juaj i kafeinës…

# 10. Djemtë kanë një dëshirë të pakufizuar për çdo lloj loje sportive dhe i duan skuadrat të barabarta. Ju lutem zgjidhni lagjen tuaj në përputhje me rrethanat në mënyrë që të realizoni skuadrat e futbollit siç duhet…

# 11. “Hiqeni dorën nga pantallonat!” është diçka që ju në të vërtetë nuk do ta thoni vetëm si një rregull, por disa herë në ditë.

# 12. Jo, unë nuk jam duke shkruar sepse dua të provoj që të lind një vajzë. Duke pasur vetëm djem nuk do të thotë se përvoja ime prej nëne është disi e paplotë, sepse unë nuk kam një vajzë. Unë jam e sigurt se vajzat janë të mrekullueshme, por unë tashmë e kam marrë pjesën  time…tre djem që nuk më lënë asnjë minutë të lirë që ti lutem Zotit për ndonjë vajzë…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova