Me 65.12% të votave të numëruara në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë kryeson me 134 mandate, ndërsa socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez kanë 117. E djathta ekstreme Vox ka arritur në 50 mandate, 17 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2023. Sipas rezultateve të deritanishme, kandidatit të opozitës për kryeministër, Alberto Nunez Feijoo, i mjafton vetëm mbështetja e Vox për të formuar qeverinë, pasi së bashku kanë 184 deputetë, ndërsa për shumicën absolute nevojiten 176. Me dy mandatet e partisë rajonale UPN, e djathta arrin në 186 deputetë. Nëse këto rezultate konfirmohen, Sanchez mund të humbasë pushtetin pas tetë vitesh, ndërsa Vox do të ketë një rol vendimtar në formimin e qeverisë së re.
Rezultatet me 65.12% të votave të numëruara:
Partia Popullore (qendra e djathtë): 134 mandate
Partia Socialiste: 117 mandate
Vox (e djathta ekstreme): 50 mandate
ERC: 11 mandate
Frente Amplio: 10 mandate
EH Bildu: 7 mandate
Junts: 5 mandate
Adelante Andalucia: 4 mandate
PNV: 3 mandate
Compromis: 3 mandate
BNG: 2 mandate
UPN: 2 mandate
Koalicioni i Ishujve Kanarie: 2 mandate
Podemos: 0 mandate
Lajmi kryesor:
Numërohen mbi gjysma e votave, e djathta ekstreme forcon pozitat në Spanjë, opozita thellon avantazhin ndaj socialistëve të Sanchez!





