Trupa e teatrit të Korçës në shfaqen Perëndesha e bukurisë pjesa e shkruar nga Pirro Mani dhe vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni
TIRANË, 17 Shtator / ATSH / - Ashtu sikurse në edicionin e parë të "Kokofest", Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë në Korçë, me mbështetjen e Bashkisë së Korçës, edhe në këtë edicion të dytë, i cili mbahet në nder të artistit të mirënjohur Aleko Prodani në teatrin "Andon Zako Çajupi", marrin pjesë 12 tupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të cilat garojnë mes tyre për çmimin e madh atë të shfaqjes më të mirë.
Në Korçën e kulturës, dijes, traditave dhe serenatave, gjatë këtyre ditëve në skenë dhe nëpër rrugicat karakteristike, mbizotëron një atmosferë shumë e bukur, e cila vjen si pasojë e shfaqjeve që janë në konkurim dhe e artistëve të ftuar si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Zyliha Miloti, Reshat Arbana e plot e plot artistë të tjerë.
Disa prej aktorëve të ftuar në festival
Drejtoresha e Teatrit, aktorja e mirënjohur Zamira Kita, njëkohësisht drejtuese artistike e këtij festivali, shprehet se publiku korçar e ka mirëpritur emocionin dhe buzëqeshjet që ky festival i dhuron qytetit të saj dhe e cilëson "KokoFestin" si një ndër evenimentet më të rëndësishme që kontribuon edhe në gjallërimin e jetës artistike.
Çmimi Aleko Prodani për "Shfaqjen më të mirë" ka vënë në një përballje 12 komedi mjaft të njohura nga publiku, ku trupat teatrore nën titujt si "Perëndesha e bukurisë" pjesa e shkruar nga Pirro Mani dhe vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni, "Art" nga teatri i Tetovës, "Të gjithë burrat e Analizës" nga teatri i Vlorës, "Martesa" nga teatri i Durrësit, "Trangullat" nga tetari Dodona, Prishtinë, dhe "Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë" nga Teatri Kombëtar në Tiranë do të presin mbrëmjen e datës 21 shtatorit, ku do të shpallë edhe komedinë më të mirë të "KokoFest2".
Disa prej artistëve të ftuar dhe pjesmarës në KokFoest 2
Nëntë çmimet si, çmimi Aleko Prodani për "Artisti i ri më i mirë, për "Artistja e re më e mirë", çmimi për "Aktori më i mirë në rol joprotagonist", "Aktorja më e mirë në rol joprotagoniste", "Aktorja më e mirë në rol protagonist", "Aktori më i mirë protagonist", "Regjinë më të mirë", për "Çmimin e karrierës" dhe çmimi Aleko Prodani për "Shfaqjen më të mirë" do të jepen nga juria e këtij viti e cila përbëhet nga emra të njohur të ekranit dhe skenës si aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri dhe regjisori Altin Basha.
Në KokoFest 1(2014), çmimi Aleko Prodani për "Shfaqjen më të mirë" e fitoi shfaqja "Gjymtyrët", vënë në skenë dhe interpretuar nga trupa e Teatrit shqiptar të Shkupit.
/k.m/ /a.g/










