12-vjeçari me autizëm, më
inteligjent se Ajnshtajni

12-vjeçari me autizëm, më<br />inteligjent se Ajnshtajni
Kur Jacob Barnett ishte vetëm dy vjeç, ishte diagnostikuar me autizëm. Mjekët u thanë prindërve se djali ndoshta kurrë më nuk do të flasë, të lexojë, ose se ka për t’i kryer aktivitetet e përditshme. Ai ka filluar të flasë në moshën dy vjeçare.

Por mjekët gabuan. Barnett sot është 12 vjeç dhe është një student i shkallës master. Ai ka për synim të mbrojë doktoraturën në fizikën kuantike. Barnetti ka koeficientin e inteligjencës (IQ) prej 170 dhe ua kishte mësyrë studimeve në Universitetin e Indianes, kur ishte vetëm dhjetë vjeç.

Sipas gazetës "TIME" dhe “Daily mail” Barnett jo vetëm që është më inteligjent ndoshta nga Ajnshtajni, por ka mundësi një ditë të rrëzojë teorinë e tij të relativitetit, pasi tashmë ka nxjerrë teorinë e tij për ekzistencën e botës.

Përveç obligimeve të shumta me studimet, Barnett, i cili ka sindromën “Asperger”, gjithashtu është një sipërmarrës dhe shkrimtar. Ai me prindërit ka hapur një organizatë bamirësie me emrin "Jacobs Place" për të zgjuar ndërgjegjen e njerëzve dhe për të thyer paragjykimet në lidhje me autizmin.

Djali çudi, i cili mësoi vetë, kalukuluesin, algjebër, gjeometri dhe trigonometri në një javë, tani mbikqyr shiokët e kolegjit pas mësimit. Gazetat citojnë se Jacob Barnett është aq shumë përpara grupit të tij bashkëmoshtarëve të tij, saqë tashmë atij i janë hapur dyert e universitetit dhe është duke zhvilluar teorinë e tij se si universi erdhi në ekzistencë.

Ai aktualisht po merret me projektin e tij më ambicioz 'për të zgjeruar versionin e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit'.  Nëna e tij, tregon se nuk ishte e sigurtë nëse fëmija i saj ishte duke folur gjëra të pakuptimta apo gjëra prej gjeniu, ndaj i ka dërguar një video të teorisë së tij për ta parë Institutit për Advanced Study pranë Universitetit në Princeton.

Drejtuesit e tij janë mahnitur nga teoria e 14 vjeçarit, saqë tashmë ndjek studimet master në këtë universitet. Nëna e tij tregon se kua ai ishte ende një bebe, do të mbushte fletore të tëra me vizatime të formave komplekse gjeometrike dhe kalkulimet, para shkruante ekuacione të tëra në dritare.

Deri në moshën tre vjeçare ai kishte zgjidhur 5.000-copë puzzles dhe ai madje ka studiuar një hartë rrugore shtetërore, duke thënë përmendësh çdo autostradë dhe targë parashtese.

Nga mosha tetë vjeçare ai mbaroi shkollën e mesme dhe nisi studimet në Universitetin e Indianës Indianapolis-Purdue University në klasat e avancuara për astrofizikë. Në të ardhmen ai dëshiron të bëhet një kërkues shkencor me pagesë.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz