'1200 vota më shumë', PD Roskovec padit komisionerët e numëruesit e PS-së

'1200 vota më shumë', PD Roskovec padit komisionerët e numëruesit e PS-së

Pas Lezhës edhe Dega e Partisë Demokratike në Roskovec, ka paditur anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve, komisionerët dhe numëruesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Roskovecit. Kjo për shkak se PD në Roskovec pretendon se ka prova se në procesin e votimit të 30 qershorit ka parregullësi.

PD hedh akuza ndaj kandidates së zgjedhur si kryetare bashkie në Roskovec, Majlinda Bufi duke thënë se 'punëtorët' e saj kanë hedhur në kutitë e votimit 1200 vota më shumë. Sipas tyre ata kanë edhe prova për këtë.

Me një dokument që mban datën 18 korrik, PD i ka kallëzuar penalisht anëtarët komisionerët e numëruesit, në Prokuroinë e rrethit gjyqësor Fier për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Ditën e sotme edhe Partia Demokratike në Lezhë ka paditur  anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve,  për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe rezultatit në zgjedhje, dëmtim të materialit zgjedhor, shkelje të fshehtësisë së votimit, kanosjes së zgjedhësit, dhe votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Deklaratë për mediat e PD në Roskovec:

Partia Demokratike Roskovec me autoritetin që të jep ligji, ka dorezuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kallëzim penal për të gjithë antarët e komisioneve në qendrat e votimit të ZAZ nr.60.

Partia Demokratike Roskovec disponon të gjitha provat se procesi i votimit të zgjedhjeve monopartiake të Bashkinë Roskovec rezulton me parregullësi.

Sipas monitorimeve në terren gjatës ditës së votimit në 30 Qershor, me argumeta të plotë dhe fakte të grumbulluara, në kutitë e votimit janë hedhur më shumë fletë votimi sesa votues që kanë hyrë fizikisht në qendrat e votimit.

Majlinda Bufi edhe pse e vetme në votimet monopartiake, ka shtuar me dorën e kamikazëve të saj në komisione, vota në mënyrë fiktive. Sipas të dhënave të Partisë Demokratike Roskovec, kamikazët dhe puntorët e bashkisë së Majlindës janë hedhur në kutitë e votmit më shumë se 1200 vota në të gjitha qendrat e marra sëbashku.

Procesi i organizimit dhe administrimit të votimit të datës 30 qershor, në kundërshtim me Dekretin e Presidentit te Republikes nr.11199, date 10.6.2019 "Për shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 5.11.2018, "Për caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore, perben shkelje te rende te rendit kushtetues.

Partia Demokratike Roskovec ndaj subjekteve të mësiperme ka paraqitur nje sërë faktesh të grumbulluara, për kallzimin e bërë per vepren penale të "Falsifikimit të materialeve dhe rezultateve zgjedhore".

Partia Demokratike Roskovec shpreh besimin e plotë për veprimin në kohë dhe me profesionalizëm të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier, me paanshmeri dhe korrektësi në hetimin e plotë të kësaj çështjeje për zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve, te cilat kanë sjellë si rezultat mbajtjen e një procesi votimesh monopartiake me qëllimin e vetëm të dokumentit të një rezultati "Farsë"

Prandaj duke deklaruar se në kutitë e votimit ka më shumë fletë votimi se votues, i gjithë procesi është i manipuluar dhe për rrjedhojë rezultati në Bashkinë Roskovec mbetet "Nul".


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar