127 persona të riregjistruar për të marrë patentën, vetëm 5 ia dalin! Blendi Gonxhja: Nuk po reflektohet, riedukimi është e vetmja mënyrë

127 persona të riregjistruar për të marrë patentën, vetëm 5 ia dalin! Blendi Gonxhja: Nuk po reflektohet, riedukimi është e vetmja mënyrë

Provimi i patentës

127 persona janë riregjistruar për të marrë patentën, pasi e kanë humbur atë pas shkeljeve të shumta në qarkullim. Por, nga këta 127, në 2 muaj e gjysmë vetëm 5 ia kanë dalë të marrin patentën, ku sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja nuk ka reflektim nga ana e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Gonxhja tha se riedukimi në autoshkolla është e vetmja mënyrë që këta persona, pas testimit, të rimarrin patentën.

“Nuk po reflektohet nga ata që humbin pikët e patentës! Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, referuar nga Policia, vetëm 5 kanë rifituar Leje Drejtimin! Vetëm 1 kalues sot në Testin e rimarrjes së Leje Drejtimit pas humbjes së pikëve, në seancën e 7-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë, nga 21 kandidatë për këtë seancë, ku u paraqitën në sallë vetëm 8 veta! S’KA SHPËTIM përveç RIEDUKIMIT për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i ri nënshtrohen testit teori-praktikë! Koka bën, koka pëson!  Konkluzioni: respektoni normat e qarkullimit rrugor sepse nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës! Këtë kohë, angari e kosto mund t’ia shmangni vetes duke u sjellë korrekt në timon! Ju jeni problemi dhe po ju jeni zgjidhja”, u shpreh Gonxhja.

Heqja e pikëve të patentës hyri në fuqi një vit më parë me ndryshimet e Kodit Rrugor. Kryesisht humbasin pikë ata shoferë që konsiderohen si më të rrezikshëm në rrugë dhe kryejnë manovra të këqija. Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicion 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë. Shkelja më e rëndë që parashikon heqjen njëherësh të 15 pikëve që me herën e parë është ajo kur shoferi nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz.

10 pikë hiqen kur shoferi nuk pranon të paraqesë dokumentacionet që i kërkon policia, nuk ndalon në postblloqe, qarkullon nën ndikimin e narkotikëve, nuk ndalon ose nuk lejon të kalojnë emergjencat dhe qarkullon me mjet transportues mallrash pa zbatuar rregullat e sigurisë. Më tej renditen edhe shkeljet më të buta, për të cilat hiqen më pak pikë. Për këto shkelje, por edhe të tjera, kur ripërsëriten brenda një viti, vlera e pikëve të hequra shtohen.

Një pit-stop edukativ është parashikuar për shkelësit me pasojë të lehta në rrugë, në momentin kur kryejnë rinovimin e patentës. Ndryshimet në Kodin e ri Rrugor kanë parashikuar që të shpërblejnë edhe ata që janë model i mirë në rrugë. Nëse brenda 2 vitesh nuk kryen shkelje, atëherë në patentë shtohen 2 pikë për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 20/09/2022 22:18

    Komisjoni te le kur te duash me te drejte ose pa te drejte por qe ta kuptosh shoferin ka aftesi per te drejtuar mjetin duke zbatuar pik per pik rregulloren komisjoni duhet te jete i llogjikshem rreziku me i madh i shofereve eshte kur i del frika ahere ndodh aksidenti

    Përgjigju
  • Kashari: 20/09/2022 20:51

    Kush flet si stë vjen turp more si ka mundësi kaq shumë i pa cipë dhe i pa ftyre qenke mo gjobëvënës mo legen plere. Sapo të thirri spaku e ke bllokuar teorinë me leke kalojnë vetëm 30 veta në Tr jo më se bie në sy. Ndërkohe që aty bëhej nami mbi 200 vetë në ditë me leke. Edhe Çapin e bëre për të marrë lekë tjera plus 500 pastaj e hoqe. Bëj analizën vetës dhe shikoje sa hajdut kurvë je bashkë me Mëngrën. Këto janë për Tiranën po për rrethet e tjera ILAQE I PIFSHI LEGENA

    Përgjigju
  • Likja: 20/09/2022 20:31

    Duhen marre ne prova keta te komisjonit a i zbatojne rregullat e qarkullimit marrin masa per te siguruar ecjen apo dine vetem ti japin gaz makines per bere aksidente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve