128-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë/ Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve

128-vjetori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë/ Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka

TIRANË - Në 128 vjetorin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, Kryetari Nikolin Jaka përçoi disa mesazhe të rëndësishme. Ai u ndal në një analizë të detajuar të punës së bërë përgjatë 2024 nga DHTIT-ja, duke nisur nga Forumet e Biznesit, B2B, trajnimet me qëllim zhvillimin e aftësive dhe kualifikimit profesional, projekteve të shumta në shërbim të sipërmarrjes private, ku tashme DHTIT-ja është një partnere e besuar e Bashkimit Europian. E në fund, lobimi dhe advokimi me qëllim mbrojtjen e interesave të biznesit.

Në kuadër të kësaj, Jaka pati dhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe në veçanti për Ministrinë e Ekonomisë.

“Një thirrje e sinqertë për qeverinë Shqiptare dhe në veçanti për MEKI-in për të krijuar tryezat e punës me eksperte të përbashkët administrate publike dhe administratën e sipërmarrjes private, duke qenë i bindur se vetëm bashkëpunimi dhe bashkërendimi mundëson rezultatet  duhura”, tha Jaka.

Kryetari i DHTIT-së këmbënguli se sipërmarrja shqiptare duhet të bëjë më shumë përpjekje për të kaluar “sfidën e shekullit”, atë të mungesës së kapitalit human.

“Një mesazh për ne sipërmarrjen private, duhet të keni strategji të detajuara për të mbajtur kapitalin human në Shqipëri, duhet të keni strategji të detajuara për të bindur kapitalin human që ne i paguajmë siç duhet, që ata e meritojnë të paguhen, por edhe t’i ndërgjegjësojmë për përgjegjësinë që kanë që të jenë sa më profesional, sa më kompetent dhe sa më të aftë për të ndikuar në ekonominë e vendit tonë dhe kjo është sfida e shekullit sepse kapitali human sot është i brishtë dhe sipërmarrja shqiptare nuk e ka kuptuar. Ne nuk duhet të presim kurrë nga qeveria lëvizjen e pagës minimale, sepse në sipërmarrjen private nuk duhet të njihet paga minimale e përcaktuar nga qeveria, ne duhet të jemi një hap përpara dhe duhet të shohim konkurrencën, rajonale dhe pse jo konkurrencën globale”, tha Jaka.

Në fund, duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë ku një 14-vjeçar u vra pas shkollës nga një bashkëmoshatar i tij,  Jaka e mbylli fjalimin e tij me një lutje për të gjithë sipërmarrësit.

“Një thirrje për të gjithë ne, do ju lutesha të gjithë sipërmarrësve që të bëjnë një prindërim të mirë dhe të kujdesshëm për fëmijët e tyre, jam i bindur që nga ngjarjet e fundit, por jo vetëm,  kushdo prej nesh mund të ishte prind i atij fëmijë, kushdo prej nesh mund të ishin prind të atyre fëmijëve që janë viktima, prandaj ne duhet t’i përkushtohemi familjes, nëse është e pamundur që qeveria shqiptare të heq rrjetet sociale, të paktën ne duhet të bëjmë punën tonë, në shtëpinë tonë, duhet të krijojmë mekanizma të tilla që fëmijët të jenë afër familjes. (...), le të fillojmë pa pritur ngjarjen e radhës”, përfundoi fjalimin e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgji Caca: 08/12/2024 13:55

    Po na tregoni pak historinë e Dhomës së tregëtisë shqiptare meqënë se feston 128 vjetorin e themelimit. Shqipëria në atë kohë nuk kishte as monedhë e pulla postare ose nuk ekzistonte si shtet politik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Ktheu Sirinë në një nga narko-shtetet më të mëdhenj të botës, rebelët që rrëzuan al-Assadin zbulojnë sasitë e mëdha të drogës

Ktheu Sirinë në një nga narko-shtetet më të mëdhenj të botës, rebelët që rrëzuan al-Assadin zbulojnë sasitë e mëdha të drogës