13 familjet te "Petro Nini": Jemi
pronarë të truallit dhe të banesës

TIRANE - Të gjitha dokumentet që disponojnë, vërtetojnë se janë pronarë të truallit prej 1085 metrash katrorë. Ndërsa personi që ka fituar gjyqet dhe që forcërisht, me përmbarim e polici i nxorri prej banesave, Ferdinand Caka, sipas banorëve, ka të rregullt vetëm ponësinë e 96 metra katrorë, ose 1 të 12 e ngjarjes. Banorët kanë akuzuar gjykatat për falsifikimin e dokumenteve, duke bërë që të gjithë truallin prej 1085 metrash katorë, t’ia kalojë në emër të tij, Ferdinand Cakës, personi i cili dje, me përmbaruesit, si dhe me mbështetjen e një policie private e më pas atë të shtetit, nxorri forcërisht në mes të rrugëve dhjetra banorë.

Këta të fundit, kanë treguar dje dokumentacionin që vërteton pronësinë e tyre. Kështu, në dosjen me numër 373, të datës 16.08.1993, Komisioni i Kthimit e Kompensimit të Pronave, asokohe varësi e Bashkisë së Tiranës, ka vendodsur që Pali Salepit, t’i kthejë pronën e tij të vjetër, truall, me sipërfaqe 1085 metër katror, në Rr.Margarita Tutulani.

Vendimi mban numrin e protokollit 936 dhe datën 26.10.1994. Në vendimin e KKKP-së, me kryetar të asaj kohe, Gafur Luga, thuhet shprehimisht: “Komisioni vendoqi, të njohë Z.Petro, Mihal dhe Pali Salepi, ish-pronarë, të tre në një pjesë egale, prej rtre të gjashta pjesëve (domethënë gjysëm pjese) të pandarë, në një të gjashtën pjesë të pandarë, të një prone të përbërë prej një trualli prej 1085 metër katror, në të cilën është ndërtuar një shtëpi dykatëshe...

...Prona e mësipërme, kthehet e kompensohet si vijon: 1.a, një truall me sipërfaqe 1085 metër katror, në të cilën është ndërtuar një ndërtesë banimi dykatëshe, që gjendet në rrugën Margarita Tutulani, në bazë të nenit 4, ligji 7698, datë 15.04.1993, i njihet pronarëve Petro, Mihal dhe Pali Salepi, pronësia mbi truallin dhe shtëpinë dykatëshe. 1.b, Në bazë të nenit 13, paragrafi i dytë i ligjit 7698, I njihet pronarëve Petro, Mihal dhe Pali Salepi, pronësia mbi shtesën e katit të tretë të shtëpisë së përmendur më lart, pasi të derdhin në arkën e shtetit, shumën prek 225443 lekë”.


Ndërkohë, edhe në një vërtetim nga dokumenti hipotekor, të datës 07.08.2003, vërteetohet prona e vëllezërve Salepi, lënë trashgimtarëve, ku njihet prona truall prej 1085 metrash katrorë, si dhe pronësia mbi godinën 3-karëshe.

Brenda dosjes në fjalë, të cilën e disponojnë pronarët, të cilët janë nxjerrë nga banesat gjendet dhe një vendim i marrë nga Hipoteka, më datën 1 korrik 1993. Sipas vendimit, në regjistrin hikopekor, nr.872, datë 6 nëntor 1942, në pronësi të Petro, Mihal dhe Pali Salepi, bijtë e Vangjelit, figuron e regjistruar të tre në pjesë legale, prej të gjashta pjesëve, të pandara në një të gjashtën pjesë të pandarë, të një toke të ndodhur në lagjen Tirana e Re, shënuar në planimetri rregulluese me nr.98/310, me sipërfaqe 1085.19 metër katrorë, e cila, sipas një transkiptimi nr 191, datë 30.06.1948, prona e mësipërme kalon në pronësi të shtetit, për t’ju rikthyes sërish pas viteve ‘90.

Banorët kanë treguar dje, se një ditë para se të mbërrinte përmbarimi ne shtëpitë e tyre, bashkë me forcat e policisë private, më pas edhe të rendit, janë pritur nga ministry Olldashi në zyrën e këtij të fundit. Ata i kanë paraqitur të gjitha dokumentet e pronësisë, si dhe e kanë vënë në dijeni për letrën e përmbarimit, shkuar 2 javë më parë, që më 23 prill duhet të linin shtëpitë.

Siç tregojnë ata, ai iu ka premtuar që nuk do t’i nxjerrë askush snga banesat. Por, ditën e “luftës” me përpmbarues e policë, banorët tregojnë, se Olldashi nuk u është përgjigjur telefonatave dhe as SMS-ve të tyre.

Ndërsa personi që pretendon se është pronari, si dhe që i nxorri jashtë 13 familjet, dy ditë më parë, Ferdinand Caka, i ndodhur në një lokal pranë banesës 3-katëshe, nuk ka pranuar të tregojë dokumentet për “Shqiptarja.com”.  bo.sha

Faksimile e dokumenteve që vërtetojnë pronësinë e truallit nga 13 familjet te Petro Nini me logo

(Në foto faksimile të dokumenteve që vërtetojnë pronësinë e truallit për 13 familjet që u nxorën forcërisht nga banesat dy ditë më parë në Tiranë)


Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!