13 liderët më të paguar, Xi Jinping
paguhet sa deputetët shqiptar?
63 vjeçari Lee Hsien Loong, kryeministër i Singaporit prej vitit 2004, ka një rrogë vjetore prej 1,7 milionë dollarësh! Për shumëkënd një shifër e ekzagjeruar. Megjithëse është ekonomia e dytë në botë Xi Jinping e ka rrogën më të ulët se Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë dhe paguhet thuajse sa një deputet shqiptar bashkë me dietat
63 vjeçari Lee Hsien Loong, kryeministër i Singaporit prej vitit 2004, ka një rrogë vjetore prej 1,7 milionë dollarësh! Për shumëkënd një shifër e ekzagjeruar.
Por qyteti-shtet i njohur aziatik është njëkohësisht vendi më i shtrenjtë në botë sipas raportit të 2015-s të Intelligence Unit të revistës Economist mbi kostot e hetesës.
Tre vite më parë Lee Hsien Loong ra dakord ta shkurtojë rrogën e tij me 36 përqind pas protestave të opozitës. Përpara 2012-s kishte një rrogë vjetore 2,7 milionë dollarë.
Në vendin e dytë për liderët më të paguar është presidenti amerikan Obama me pagë vjetore 371 mijë euro, pas tij vjen kryeministri kanadez Stephen Harper me 241 mijë euro dhe pas tij kancelarja gjermane Merkel me 216 mijë euro në vit.
Një nga liderat më pak të paguar në botë është ai i Kinës që fiton vetëm 20.590 euro në vit pra as 2 mijë euro në muaj madje edhe këtë shifër e merr pas një rritje të rrogës 62% që ndodhi në fillim të vitit 2015.
Megjithëse është ekonomia e dytë në botë Xi Jinping e ka rrogën më të ulët se Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë dhe paguhet thuajse sa një deputet shqiptar bashkë me dietat.
RenditjaLee Hsien Loong – Singapori (1,6 milion euro)
Barack Obama – SHBA (371 mijë euro)
Stephen Harper – Kanada (241 mijë euro)
Angela Merkel – Gjermani (216 mijë euro)
Jacob Zuma – Afrika e Jugut (207 mijë euro)
David Cameron – Mbretëria e Bashkuar (201 mijë euro)
Shinzo Abe – Japoni (188 mijë euro)
Francois Hollande – Francë (182 mijë euro)
Vladimir Putin – Rusi (127,2 mijë euro)
Matteo Renzi – Itali (114 mijë euro)
Dilma Rousseff – Brazil (111 mijë euro)
Narendra Modi – India (28.000 dollarë)
Xi Jinping – Kina (20.590 dollarë) /Dita/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.3%
-
Gafë
51%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5002
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17