
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi transferimin e 1.3 miliardë dollarëve ndihmë ekonomike për Ukrainën. Shuma është pjesë e një mbështetjeje prej 7.5 miliardë dollarësh të premtuar në Kiev nga qeveria e Jeo Biden gjatë muajt maj.
"Me këtë ndihmë ekonomike, ne riafirmojmë angazhimin tonë të fortë ndaj popullit ukrainas, ndërkohë ata mbrojnë veten nga agresioni i Putinit dhe punojnë për të mbështetur ekonominë e tyre," tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.
Granti prej 1.3 miliardë dollarësh do t'i transferohet qeverisë së Ukrainës nëpërmjet Bankës Botërore dhe është pjesë e një vëllimi 7.5 miliardë dollarësh të ndihmës ekonomike nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një kredie të madhe emergjente të nënshkruar nga Presidenti Joe Biden.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit









